Flash

30 sekonda pa ‘Lali Erin’

Lapsi.al 23 January 2017
30 sekonda pa ‘Lali Erin’

Nga Artan Rama

Është shqetësuese imtësia me të cilën televizionet kurojnë lajmet që vijnë prej Bashkisë së Tiranës dhe veçanërisht, kujdesi për kryetarin e saj, Erjon Veliajn. Por jemi në demokraci, në një mjedis që kultivon një raportim e shtyp të lirë dhe përkëdhelja e paprecedentë që media po i kushton këtij modeli dhe pasojat e deritanishme të tij, po e shndërrojnë reagimin popullor në një zemërim kombëtar!

Ngjarjet e bujshme të largimit të gazetarëve, censurës apo dhënia e aksesit të informacionit vetëm një numri të kufizuar personash apo mediash, imponimit për të transmetuar nëpër televizione një seri videosh të përditshme, të përgatitura enkas nga bashkia për të propaganduar punën e saj, ryshfetet e bashkisë për të korruptuar gazetarët që ushtrojnë një detyrë publike, përmes dhuratave, kanë konfirmuar një dyshim të hershëm, se bëhet fjalë për një operacion manipulimi që mbikëqyret deri në detaje, për të cilin, publiku, jo gjithmonë, arrin ta dallojë.

Le ta ilustrojmë konkretisht!

Këtë të martë, televizioni Vizion Plus, në edicionin e drekës në orën 15:00, transmetoi një protestë ku aktivistë dhe gazetarë protestuan përpara Bashkisë dhe përpara AMA-s, në mbrojtje të fjalës së lirë. E njëjta kronikë u ritrasmetua në edicionin e mbrëmjes, në orën 19:00, në të njëjtin televizion, por, këtë herë, ajo kishte pësuar ndryshime!

Sipas orës 19:00, protesta përpara bashkisë nuk kishte ndodhur dhe xhirimet që ilustronin këtë fakt në kronikën e orës 15:00, ishin hequr në kronikën e orës 19:00! Akoma më shumë, bashkë me planet e xhiruara para bashkisë, ishte hequr edhe një tabelë ku thuhej: “Lali Eri, diktator i ekraneve!” Kështu, për shikuesit e orës 19:00, ku dhe fluksi i shikueshmërisë ishte më i madh, krijohej përshtypja se protesta ishte zhvilluar vetëm ndaj AMA-s e jo ndaj bashkisë!

Atëherë, cilin edicion të besojmë? Atë me Lali Erin, apo pa Lali Erin? A pati një ndërhyrje nga jashtë apo nga brenda televizionit? Çfarë e detyroi Vizion Plus të tjetërsojë lajmin e tij? Kush ndërhyri për të hequr nga kronika evidencat dhe parrullat ku protestohej ndaj bashkisë dhe kryetarit të saj, Erjon Veliaj, pikërisht në të njëjtën ditë dhe brenda së njëjtës redaksi?!

Redaksia nuk jep ndonjë sqarim. Por në kushtet kur akuzat ndaj bashkisë për manipulimin e mediave, përmes joshjes së pronarëve të tyre me tendera publikë po shtohen, është mirë që autoritetet e televizionit të bëjnë një sqarim publik dhe me kurajo të raportojnë të vërtetën e të pastrojnë imazhin e pretenduar!

Po ngjarja duket akoma më e komplikuar, nëse e shohim raportimin mbi protestën ndaj AMA-s më në thellësi.

Redaksia e ka konsideruar ngjarjen si një protestë të gazetarëve të Oranews. Por në përmbajtje të lajmit, ne, nuk i shohim ata! Madje në intervista janë përzgjedhur figura publike, të cilët janë organizatorët e vërtetë të protestës dhe aspak ndonjë gazetar nga Oranews, siç pretendohet në titullin kryesor. Natyrisht që ka edhe ndonjë gazetar të Oranews.

Pra këto detaje, eliminimi i protestës para bashkisë, heqja e parrullave kundër Erjon Velisë dhe theksi se protestën e ka organizuar Oranews dhe jo aktivistët e shoqërisë civile, nuk mund të jenë rastësi.

Para pak ditësh aksionerët e Vizion Plus dhe njëkohësisht anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, të Tring TV, morën licencën kombëtare private të transmetimit audioviziv nga AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive). Kështu, televizioni Vizion Plus do të ketë të drejta më të mëdha në fushën e transmetimeve dhe të produksioneve televizive, por njëkohësisht edhe përgjegjësitë publike duhet të jenë po kaq të tilla!

Kujdes! Një kronikë 30 sekondëshe, në morinë e qindra lajmeve ditore mund të konsiderohet si pa rëndësi dhe të pretendohet si rastësi, sepse është e vështirë që dikush të pranojë censurën apo autocensurën. Por ky vëzhgim synon të tregojë vëmendje se mënyra si raportohet një protestë mund të rezultojë njësoj e dëmshme sa dhe ndalimi i saj!

Dhe këtu mbërrijmë në të njëjtën pikë apo pyetje, që sot po e shtrojnë shumë: A po i meritojnë vërtet licencat kombëtare televizionet private?

/Publicus

 

Të këshilluara

Na e shpifët me këto foto të blera!

Një mori fotosh të politikanëve shqiptarë që kanë shkuar si spektatorë në ceremoninë e betimit të presidentit Trump, kanë përmbytur këto ditë faqet e gazetave d...

14:48

Edhe një premtim i pambajtur i Ramës

Hapja këtë të hënë e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku mblidhen, padronët, bankierët dhe përfaqësuesit politikë nga mbarë bota, shërbeu për t’i komunikuar r...

09:01

Kryeministër, jep dorëheqje!

Ka shumë pak njerëz në Kosovë që ta kenë përkrahur politikisht kryeministrin Isa Mustafa më shumë se unë.   Si për LDK, ashtu edhe për Qeveri.   Dis...

17:48

Mediat, a ishim më mirë kur ishte Berisha?

Zhurma e pazakontë që shkaktoi shkarkimi i dy gazetarëve prej mediave që prej vitesh zvarriten pas qeverive, përpos debatit të raportit mes pushtetit dhe fjalës...

16:14

A po i spastron Rama “mediat e kazanit”?

Lajmi për lëvizjet e drejtuesve të dy prej mediave tradicionale të vendit, ka hapur që prej të mërkurës një debat, sa të kotë, aq edhe larg së vërtetës, lidhur ...

19:06

LSI, një paketë kundër Ramës?

LSI ka bërë sot një sërë propozimesh për reformën zgjedhore që në pamje të parë duken sikur shkojnë ndesh me vullnetin e socialistëve dhe të Edi Ramës. Nëse mun...

16:43

Unë, një grua e lirë shqiptare në Berlin

Kur në ditët e para të tetorit 1994 zbrita nga avioni dhe vura këmbën në Berlin, me diplomën e Universitetit të Tiranës në xhep dhe me një ëndërr të çmendur për...

15:03

Ej, me ngadalë, nuk e arrestoi Rama, Ramushin

Ndalimi i Ramush Haradinajt në aeroportin e Muluzës dhe vendimi i gjykatës së Kolmarit për ta mbajtur atë përkohësisht të burgosur, po shndërrohet në një debat,...

13:58

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI