Flash

Biografia e Melania Trump shkakton debat në SHBA

Lapsi.al 22 January 2017
Biografia e Melania Trump shkakton debat në SHBA

Faqja e re e Shtëpisë së Bardhë në internet së fundmi ka shtuar dhe një bieografi të Zonjës së Parë, Melania Trump.

Në përshkrim thuhej se, ajo ishte një biznesmene e suksesshme pasi kishte hedhur në treg koleksionin e saj të bizhuterive ‘Melania™ Timepieces & Jeëelry,’ në televizioni e shitjeve QVC.

Kjo vjen në një kohë kur Trump po akuzohet për konflikt interesi. Dhe pas publikimit të lajmit për biografinë nga “Uashington Post”, përshkrimi u hoq nga faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë dhe i'u ndryshua përmbajtja. Tani aty thuhet vetëm se, Melania Trump eshte biznesmene e suksesshme dhe se në prill 2010 ka hedhur në treg koleksionin e saj të bizhuterive.

Një zëdhënës i Trump reagoi duke thënë se, emrin i kompanisë së Melania ishte vetëm për çështje faktesh dhe jo reklamë.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI