Flash

Manaj humb penalltinë në debutimin me Pisën, trajneri Gatuso...

Lapsi.al 21 January 2017
Manaj humb penalltinë në debutimin me Pisën, trajneri Gatuso...

Rei Manaj humbi sot një penallti në ndeshjen e debutimit të tij me Pisa. Shqiptari e dërgoi topin në tribunë në ndeshjen kundër Ternanës të fituar 1-0 nga skuadra e tij e re. Manaj luajti nga minuta e parë ndërsa Cani hyri në fushë në minutën e 69-të. Trajneri i Pisa, Gennaro Gattuso tha se ishte i kënaqur me Manajn pavarësisht humbjes së penalltisë në minutën e 90-të.

“Manaj ka edhe më shumë personalitet se sa duhet po të merret në konsideratë fakti që është i datëlindjes 1997. Sulmon thellësinë, ka vrap, punon mirë, pastaj që të humbasësh penalltitë është gjë që ndodh. Ai që gjuan penalltitë në skuadrën tonë është Manini, por ia unë që i dhashë besimin Reit dhe desha që ta gjuante ai penalltinë”, - tha Gattuso që fjalë mjaft të mira tha edhe për portierin Ujkani i cili bëri një pritje mjaft të mirë pas humbjes së penalltisë nga Manaj.

“Skuadra ka bërë një ndeshje shumë të mirë, por sot duhet të falënderojmë Ujkanin i cili pas penalltisë së gabuar bëri të tijën. Në minutën e 91 e realizoi ai penalltinë”, - tha Gattuso.

manaj cani piza

Të këshilluara

Hysaj takon Maradonën

“Të luaj në skuadrën e Maradonës, të cilën e ndiqja që fëmijë, është një ëndërr”. Këto janë fjalët me të cilat Elseid Hysaj është prezantuar te Napoli në moment...

19:24

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI