Flash

Mauthausen - 186 Shkallët e Vdekjes, Kampi ku Hitleri dërgoi armiqtë e tij (FOTOT)

Lapsi.al 20 January 2017
Mauthausen - 186 Shkallët e Vdekjes, Kampi ku Hitleri dërgoi

Këto fotografi të postuara më poshtë, tregojnë kampin nazist të vdekjes, ku Adolf Hiterli kishte dërguar armiqtë e tij më të urryer – që të punojnë deri sa të vdisnin.

Mauthausen ishte një nga kampet më të mëdha gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky kamp famëkeq ndryshe njihej si “Shkallët e Vdekjes”, transmeton Telegrafi.

Të burgosurit detyroheshin të ngjiteshin në 186 shkallë duke bartur blloka të betonit që peshonin 50 kilogramë.

Kampi ishte i vendosur në Linz të Austrisë.

Të burgosurit e lodhur shpesh rrëzoheshin, ndërsa bllokat e betonit që i bartnin krijonin efektin domino duke u rënë mbi kokë të të burgosurve tjerë që ngjiteshin.

Të burgosurit vdisnin çdo ditë në këto shkallë.

Nëse ndonjëri prej tyre arrinte të ngjitej në majë, rojet e SS-ve i rreshtonin dhe i kushtëzonin me pushkatim ose me rrëzimin e kolegëve të tyre që tentonin të ngjiteshin këtyre shkallëve.

Shumë prej tyre zgjidhnin vetëvrasjen.

Këtë kamp Hitleri e shfrytëzonte për t’i dërguar armiqtë e tij më të mëdhenj politik drejt vdekjes, ndaj nga nazistët quhej “mulliri i kockave”.

Sot kampi “Shkallët e Vdekjes” është pjesë e një muzeu pranë memorialit të Mauthausenit.

Luftëtari francez Christian Bernadac ka shkruar një libër të titulluar “186 shkallët”, pasi edhe vetë kishte qenë i burgosur në këtë kamp.

 “Sot, ata që vizitojnë Nauthausenin, nuk i shohin gjërat e njëjta, sepse që nga ajo kohë shkallët kanë marrë formë tjetër dhe janë përforcuar me beton”, ka shkruar Bernadac. /Telegrafi/

Të këshilluara

Historia e shqiptarit që u internua 5 herë

Vasil dhe Vangjel Gjika, xhaxhai dhe babai i Andreas, që të dy partizanë gjatë Luftës ishin ndër të parët që u rebeluan ndaj regjimit të Enver Hoxhes. Në fshata...

16:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI