Flash

Si u rrëzua në dush kapiteni i Tiranës, mungon 6 javë

Lapsi.al 19 January 2017
Si u rrëzua në dush kapiteni i Tiranës, mungon 6 javë

Erando Karabeci do t’i mungojë Tiranës për rreth dy muaj, pasi sot është bërë protagonist i një incidenti me pasoja të rënda në shtëpinë e tij. Kapiteni i bardhebluve ka përfunduar pa ndjenja dhe në spital mbrëmë, duke iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale si pasojë e këtij incidenti të rëndë.

Është mësuar se pas kthimit në shtëpi nga aeroporti “Nënë Tereza”, Karabeci ka rrëshqitur në dush dhe është përplasur me një pajisje hidrosanitare. Ajo është thyer duke i shkaktuar si humbjen e ndjenjave kapitenit të Tiranës, ashtu edhe një plagë prej rreth 20 centimetra në kofshë, duke i dëmtuar njëkohësisht edhe muskulin.

Ai është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët e tij, ndërsa i është nënshtruar menjëherë një operacioni për të mbyllur këtë plagë dhe sidomos dëmtimin në muskul. Fatkeqësisht për të, stafi mjekësor i ka konfirmuar se do të duhet të qëndrojë për të paktën 6-7 javë në terapi për këmbën e dëmtuar dhe vetëm më pas parashikohet të fillojë vrapimet në fushë.

Kjo do të thotë se Josa duhet të bëjë llogaritë pa kapitenin për të paktën dy muajt e ardhshëm, duke komplikuar edhe më shumë situatën e bardhebluve të cilët kanë shfaqur vështirësi të dukshme dhe nuk po arrijnë as të afrojnë lojtarë gjatë merkatos së janarit./panorama sport/

Të këshilluara

Hysaj takon Maradonën

“Të luaj në skuadrën e Maradonës, të cilën e ndiqja që fëmijë, është një ëndërr”. Këto janë fjalët me të cilat Elseid Hysaj është prezantuar te Napoli në moment...

19:24

Maradona i dërgon lule, emocionohet Totti

Francesco Totti falenderon Diego Armando Maradonën. Kampioni i Romës ka marrë një tufë me trëndafila të kuq nga kampioni argjentinas që këto ditë ndodhet në Nap...

21:47

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI