Flash

Kronika e çuditshme e CNN: Çfarë ndodh nëse Trump vritet gjatë inaugurimit

Lapsi.al 19 January 2017
Kronika e çuditshme e CNN: Çfarë ndodh nëse Trump vritet

CNN transmetoi një histori në lidhje me trashëgimin e kompetencave presidenciale në rast se Donald Trumpin vritet gjatë inaugurimit. Reporteri Brian Tod ka bërë një skenar jo vetëm për vrasjen e presidentit, por edhe të nënkryetarit dhe personave kryesor të kongresit, transmeton lajmi.net. Sipas kushtetutës amerikani, tha CNN, nëse presidenti dhe zëvendës presidenti vriten ose janë të paaftë të kryejnë detyrat e tyre, do të zëvendësohen nga Kryetari i Dhomës së Lartë të Kongresit, por do të jetë i përkohshëm. Në rastin e inaugurimit më 20 janar, situata mund të bëhet tejet e komplikuar. Së pari, në mesditë ministrat e Barack Obamës do të dorëzojnë detyrat e tyre- duke përfshirë edhe Sekretarin e Shtetit John Kerry. Megjithatë, Senati nuk e ka miratuar kandidaturën e Rex Tilersona në këtë funksion. “Në përurimin, ka dy linja të trashëgimisë: një – administratat e Barack Obama, e cili është ende në fuqi dhe tjetri që nuk është shfaqur ende, ndërsa Donald Trump nuk ka marrë përsipër detyrën deri sa Senati nuk e miraton atë”, tha politologu John Fortje.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI