Flash

Edhe një premtim i pambajtur i Ramës

Lapsi.al 17 January 2017
Edhe një premtim i pambajtur i Ramës

Hapja këtë të hënë e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku mblidhen, padronët, bankierët dhe përfaqësuesit politikë nga mbarë bota, shërbeu për t’i komunikuar rruzullit një lajm të frikshëm: sot 8 njerëzit më të pasur të botës kanë të njëjtën pasuri sa gjysma tjetër e varfër e saj (shiko lajmin poshtë Lapsi.al).

Pra 400 miliardë dollarë që ata posedojnë, janë të barabarta me pasurinë e miliarda njerëzve të varfër, 10 përqind e të cilëve jetojnë me jo më shumë sesa 2 USD në ditë.

Në fakt, e gjithë sa u tha këtë të hënë nuk është gjë tjetër veçse maja e ajzbergut të një bote, ku kapitalizmi i mbetur që pas viteve ’90 si “i vetmi sistem i mundshëm” dhe i glorifikuar si “fundi i historisë”, nuk po bën gjë tjetër veçse po e çon globin drejt pabarzazive flagrante mes të pasurve dhe të varfërve.

Por, që prej publikimit në vitin 2013 të vëprës madhore të Thomas Piketty “Kapitali në shekullin e XXI”, në shoqëritë perendimore dhe sidomos në gjirin e së majtës, po diskutohet gjithnjë e me më tepër shqetësim për akumulimin e pasurisë në një rreth gjithnjë e më të vogël njerzish.

Problemet që sjell një fenomen i tillë janë tashmë të njohura: ato pjellin disekuilibra shoqërorë, kriza permanente, madje dhe luftra. Por, ashtu siç ka dhënë prej kohësh alarmin një mendie e bukur e përtej oqeanit, mendimtari amerikan Noam Chomsky, ky grumbullim pasurish, në pak duar, kthehet dalë ngadalë edhe në rrezik për demokracinë. Pushteti gjithnjë e më i madh, gati i palimituar i të pasurve, nxit për pasojë prishjen e rregullave demokratike, anashkalimin e ligjeve, dhe sjell më në fund zhvlerësimin e votës së shumicës, sepse pushteti mbetet gjithësesi në pak duar.  

Pjesë e këtij debati të madh e të pafundëm kërkoi të bëhej edhe pseudo e majta shqiptare kur ishte në opozitë. Bashkë me shpalljen e “Rilindjes”, Edi Rama promovoi edhe taksimin progresiv. Në thelb të kësaj nisme ishte vendosja e një ekulibri të ri dhe lufta ndaj pabarazisë, që kishin shkaktuar politikat ultraliberale të 20 viteve të fundit.

Kush e mban mend fushatën e vitit 2013, nuk e ka të vështirë të kujtojë se Edi Rama përmendte shpesh, faktin se jetonim në një vend të padrejtë, ku vetëm 5% e popullsisë dispononte gjysmën e të ardhurave, pra po aq sa kishte 95 përqindshi tjetër i shqiptarëve.

Dhe si rilindas, si i majtë, Rama betohej se do t’a ndreqte këtë padrejtësi me ardhjen e tij në pushtet.

Në fakt asgjë e tillë nuk ndodhi.

Ai u bë shpejt, njeriu i kapur nga ish biznesmeët e Berishës dhe i klientët e tij të rinj, që jo vetëm nuk i ndenji besnik kodeve të së majtës, por nuk u soll as si një liberal që respekton tregun, konkurencën dhe garën e ndershme.

Ai filloi të japë tendera, koncesione, para bublike që ashtu si në skenarët më të këqinj që përshkruan Noam Chomski, shpërfillin çdo rregull dhe ligj për përfitimet e një grupi oligarkësh.

Këto gjëra janë thënë me mijra herë. Se kryeministri shqiptar është shndërruar në një politikan të kapur nga më të pasurit e këtij vendi, kjo nuk ka më asnjë dyshim.

Por, e reja është se tashmë kemi në duar edhe provat.

Forumi Botëror i Davosit, i hapur këtë të hënë, e përfshiu vendin tonë mes atyre vendeve ku pabarazia ka bërë progres, madje e krahasuar kjo edhe me vende të rajonit si Maqedonia, Serbia, Bullgaria apo Rumania (shiko lajmin poshtë Lapsi.al). Në klasifikimin e shpallur dje, Shqipëria bënte pjesë në zonën portokalli, aty ku renditeshin shtetet në të cilat ritja ekonomike nuk ishte shndërruar në mirqënie për pakicën. Pra mes atyre vendeve ku rritja e prodhimit të brendëshëm bruto, është më e madhe sesa rritja gjithëpërfshirëse.

Sipas të dhënave të paraqitura në pesë vitet e fundit, raporti  i rritjes së PBB dhe rritjes gjithëpërfshirëse është përkeqësuar me 5.6 %.

Pra, nuk është vështirë të konstatohet edhe me shifra se kryeminisri ynë i majtë, ka punuar në këto vite të qeverisjes së tij për të pasuruar më shumë të pasurit dhe për të varfëruar më shumë të varfërit. Madje se ai është treguar shumë më katolik se papa, dhe se në vend që ti pakësonte i ka shtuar pabarazitë në vend. Rama ndryshe nga ç’pati premtuar në vitin 2013, ka punuar jo për të rilindur Shqipërinë, por vetëm për interesat e një grupi oligarkësh.     

Prandaj, nëse këtë të hënë, botës i erdhi nga Davosi një lajm i keq, shqiptarët kanë arsye të jenë dy fish të pezmatuar. Sepse pjesa më e madhe e tyre, me Edi Ramën janë edhe më keq. (Lapsi.al)

 

Të këshilluara

Kryeministër, jep dorëheqje!

Ka shumë pak njerëz në Kosovë që ta kenë përkrahur politikisht kryeministrin Isa Mustafa më shumë se unë.   Si për LDK, ashtu edhe për Qeveri.   Dis...

17:48

Mediat, a ishim më mirë kur ishte Berisha?

Zhurma e pazakontë që shkaktoi shkarkimi i dy gazetarëve prej mediave që prej vitesh zvarriten pas qeverive, përpos debatit të raportit mes pushtetit dhe fjalës...

16:14

A po i spastron Rama “mediat e kazanit”?

Lajmi për lëvizjet e drejtuesve të dy prej mediave tradicionale të vendit, ka hapur që prej të mërkurës një debat, sa të kotë, aq edhe larg së vërtetës, lidhur ...

19:06

LSI, një paketë kundër Ramës?

LSI ka bërë sot një sërë propozimesh për reformën zgjedhore që në pamje të parë duken sikur shkojnë ndesh me vullnetin e socialistëve dhe të Edi Ramës. Nëse mun...

16:43

Unë, një grua e lirë shqiptare në Berlin

Kur në ditët e para të tetorit 1994 zbrita nga avioni dhe vura këmbën në Berlin, me diplomën e Universitetit të Tiranës në xhep dhe me një ëndërr të çmendur për...

15:03

Ej, me ngadalë, nuk e arrestoi Rama, Ramushin

Ndalimi i Ramush Haradinajt në aeroportin e Muluzës dhe vendimi i gjykatës së Kolmarit për ta mbajtur atë përkohësisht të burgosur, po shndërrohet në një debat,...

13:58

Erdogani nuk kthehet dot pas

Kohë përpara se të pritej ndërrimi i viteve, ndaj shtresës shoqërore me orientim modern të Turqisë ishte paralajmër...

11:01

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI