Flash

VIDEO/ Berisha dhe Hysaj shkaktojnë penallti në Serie A

Lapsi.al 16 January 2017
VIDEO/ Berisha dhe Hysaj shkaktojnë penallti në Serie A

Etrit Berisha doli i mundur nga përballja me ish-skuadrën e tij Lazio. Atalanta humbi 2-1 në Romë dhe Berisha fatkeqësisht ishte ndër protagonistët negativë të këtij takimi. Ai shkaktoi një penallti që fiksoi golin e humbjes. Atalanta kaloi e para në avantazh, por në pjesën e dytë Lazio e ktheu rezultatin. Por Berisha nuk ishte i vetmi shqiptar që shkaktoi penallti në ndeshjet e të dielës në Serie A. Pas autogolit të javës së kaluar, Elseid Hysaj provoi edhe shijen e shkaktimit të një penalltie në ndeshjen kundër Peskarës. Fatmirësisht, ajo u shkaktua në minutat shtesë të ndeshjes, ku Napoli po fitonte qetësisht 3-0 ndaj skuadrës së Ledjan Memushajt. Edhe Berisha edhe Hysaj u vlerësuan me notën 6 nga mediat italiane./lapsi.al/

Të këshilluara

VIDEO/ Partizani fiton miqësoren me Gabala

Partizani fiton dhe bind në miqësoren e dytë përgatitore në Antalja të Turqisë. Pas disfatës 3-1 ndaj Fenerbahçes tri ditë më parë, të kuqtë sot mposhtën 2-1 az...

21:09

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI