Flash

Trondit Donald Trump: "NATO e panevojshme"

Lapsi.al 16 January 2017
Trondit Donald Trump: "NATO e panevojshme"

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka goditur edhe njëherë shumë fort duke  e quajtur Aleancën Veriatlantike të panevojshme. Detaje ekskluzive nga intervista e Trumpit që vë në diskutim rolin e NATO dhënë për gazetën gjermane «Bild» të së hënës, u bënë të dituara nga agjencia e lajmeve DPA. Donald Trump ka thënë se Aleanca Veriatlantike e themeluar në fund të viteve '50 nuk funksionon si duhet sepse vetëm pak shtete anëtare paguajnë atë që duhet të paguajnë.

«Ne do të duhej t’i mbronim këto vende, por shumë nga këto vende nuk paguajnë sa duhet të paguajnë». Kjo, sipas Trump, është e padrejtë ndaj SHBA-ve. 

Kështu pak ditë para fillimit të detyrës Trump përsërit edhe njëherë qëndrimet e fushatës (lexo shkrimin poshtë) që trondisin të gjitha vendet antare të NATO-s që prekin indirekt edhe Shqipërinë si antaren më të re të aleancës. Qëndrimet e Trump vënë në diskutim nenin e famshëm të Aleancës sipas të cilit kur një vend sulmohet, të gjithë anëtarët quhen në fuftë.

Tre thëniet e Trump

"NATO është institucion i dalë mode sepse është krijuar para shumë viteve”.

“Së dyti, shtetet nuk janë duke paguar aq sa duhen”.

“Gjithashtu, NATO nuk e ka luftuar terrorizmin”/Lapsi.al​/

Të këshilluara

Dhelpra tenton të kalojë lumin, por ngriu

Një fotografi e pazakonshme ka kapur një dhelpër të ngrirë në një kuti akulli, pasi kishte rënë në një lumë gjatë temperaturave të ftohta që kanë kapluar Evropë...

20:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI