Flash

U kapën me 2.3 kg heroinë, çifti mbetet në burg

Lapsi.al 14 January 2017
U kapën me 2.3 kg heroinë, çifti mbetet në burg

Gjykata për Krimet e Rënda ka lënë në burg një 38-vjeçare me inicialet L.L dhe Bashkim Hasanin, të cilët u arrestuan 3 ditë më parë në tragetin e Linjës Durrës-Bari me 2,3 kilogramë heroinë. 38-vjeçarja ka mohuar përfshirjen e saj në këtë trafik duke i thënë gjykatës se nuk e dinte se çarë kishte futur ne dhomë Hasani. Sipas saj ajo ishte nisur tek një afërm në Itali sëbashku me dy fëmijët. Me ta do të udhëtonte edhe 67-vjeçari. Ndërkohë për Erlin Çaushin është caktuar masa e sigurisë arrest me burg në mungesë pasi lënda narkotike dyshohej se po trafikohej për llogari të tij. Policia e gjeti drogën në dhomën e tragetit e ndarë në disa pako. Policia për këtë rast prangosi punonjësin e policisë Agim Shaba me detyrë ndihmës kontrollor që lejoi kalimin e çiftit megjithëse kishte informacion se ata mund të trafikonin sende të paligjshme. Destinacioni i saj ishte Bolonja. Ndërkohë prokuroria dyshon se pjesë e këtij rrjeti janë edhe të tjerë persona dhe po bashkëpunohet me autoritet italiane për të identifikuar pritësin e heroinës shkruan Tv Klan.

Të këshilluara

"Feja meriton të mos respeketohet"

“Feja meriton të mos respeketohet pa frikë nga ana jonë. Vrasja e 12 vetëve nga ana e militantëve të Al-Kaedas është një shenjë e ndryshimit vdekjeprurës në zem...

17:29

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI