Flash

Moska anashkalon Obamën, fton Donald Trump në bidsedimet e paqes për Sirinë 

Lapsi.al 14 January 2017
Moska anashkalon Obamën, fton Donald Trump në bidsedimet e paqes

Sipas "Washington Post" Moska ka ftuar ekipin e Presidentit amerikan të zgjedhur Donald Trump për bisedime paqeje mbi Sirinë më 23 Janar në Kazakistan. Në këtë mënyrë është "shmangur" administrata e Presidentit në ikjë Barak Obama.

Departamenti i Shtetit Amerikan njoftoi nga ana e tij se SHBA-ja nuk ka marrë ende një ftesë zyrtare për bisedimet në Astana, të organizuara nga Moska, Ankaraja dhe Teherani, por këshillon administratën Trump që të shkojë nëse është e mundur.

Sipas "Washington Post", ambasadori rus në Uashington Serguei Kislyak, kishte ftuar SHBA-në në këtë mbledhje në Astana, gjatë një bisede telefonike më 28 Dhjetor me këshilltarin e ardhshëm për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Michael Flynn.

Administrata Trump merr detyrën më 20 Janar, pas betimit të Presidentit të zgjedhur.

Të këshilluara

Dhelpra tenton të kalojë lumin, por ngriu

Një fotografi e pazakonshme ka kapur një dhelpër të ngrirë në një kuti akulli, pasi kishte rënë në një lumë gjatë temperaturave të ftohta që kanë kapluar Evropë...

20:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI