Flash

VIDEO/ Partizani fiton miqësoren me Gabala

Lapsi.al 13 January 2017
VIDEO/ Partizani fiton miqësoren me Gabala

Partizani fiton dhe bind në miqësoren e dytë përgatitore në Antalja të Turqisë. Pas disfatës 3-1 ndaj Fenerbahçes tri ditë më parë, të kuqtë sot mposhtën 2-1 azerët e Gabalas. Pas një rasti të pastër të shpërdoruar nga Ekuban në të 15-n, azerët gjetën epërsinë me një goditje dënimi të Gveveskirit dy minuta para pushimit. Mirëpo gëzimi i Kabalës zgjati fare pak, pasi në aksionin pasardhës Ekuban riktheu baraspeshën pas një asisiti të bukur të Jurgen Bardhit. Në pjesën e dytë, me kalimin e minutave trajneri Sulejman Starova e ndërroi të gjithë ekipin, me përjashtim të Ylber Ramadanit. Pas disa mundësive të çuara dëm, Partizani gjeti golin e fitores pesë minuta para fundit të kohës së rregullt me një autogol të mbrojtësit Jamalov./panorama-sport/

Të këshilluara

Zbulohet për kë votuan Messi dhe Ronaldo

Janë zbuluar votat e trajnerëve dhe kapitenëve për futbollistin më të mirë të vitit 2016. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo edhe kësaj here nuk kanë votuar një...

20:50

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI