Flash

Shefat e ri të CIA-s dhe Pentagonit kërkojnë qasje më të rreptë ndaj Rusisë

Lapsi.al 13 January 2017
Shefat e ri të CIA-s dhe Pentagonit kërkojnë qasje më

Dy të nominuar për sigurinë kombëtare në administratën e ardhshme të Shteteve të Bashkuara kanë paralajmëruar se Rusia po bën përpjekje të përçajë institucionet amerikane dhe evropiane, ndërsa kanë mbështetur qasjen më agresive të inteligjencës dhe ushtrisë për t’iu kundërvënë Moskës.

Komentet e James Mattis dhe Mike Pompeo, të nominuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, për të udhëhequr Pentagonin, repsketivisht CIA-n, janë në kundërshtim me retorikën e Trumpit gjatë fushatës parazgjedhore dhe pas zgjedhjes së tij më 8 nëntor.

Mattis dhe Pompeo i kanë bërë komentet në seanca të ndara dëgjimore në Senat. Të dy ata kanë kritikuar Rusinë, duke e cilësuar si aktor agresiv, që duhet të përballet me rezistencë të patundur të SHBA-së në skenën ndërkombëtare.

Mattis, ish-gjeneral i Korpusit të Marinës, i tha Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po bën përpjekje të prishë aleancën e NATO-s dhe se Uashingtoni duhet t’i kundërvihet sjelljes ruse.

“Ne e dimë se ai (Putin) po bën përpjekje të prishë Aleancën Veri-atlantike dhe ne duhet të marrim hapa, hapa të integruar – diplomatikë, ekonomikë, ushtarakë… duhet të punojmë me aleatët tanë për t’u mbrojtur”, tha Mattis.

Mattis tha se Rusia ka zgjedhur një “konkurrent strategjik”. Ai tha se nuk e kundërshton bashkëpunimin me Moskën, porse SHBA duhet të jetë syhapur ndaj veprimeve dhe qëllimeve të saj.

I pyetur për kërcënimet kryesore ndaj interesave të SHBA-së, Mattis tha se ato nisin nga Rusia.

“Unë jam për bashkëpunim, por po ashtu duhet të pranojmë realitetin dhe atë që është e gatshme ta bëjë Rusia", tha Mattis, i cili ka udhëhequr divizione të Marinës në pushtimin e Afganistanit më 2001 dhe në pushtimin e Irakut më 2003.

Pompeo, në anën tjetër, i tha Komitetit të Inteligjencës të Senatit se Rusia “ka riafirmuar veten duke pushtuar në mënyrë agresive Ukrainën, duke kërcënuar Evropën dhe duke mos bërë asgjë për të ndihmuar në shkatërrimin dhe mposhtjen e militantëve të Shtetit Islamik”.

“Një fushë ku duhet të ketë fokus në rritje, është kibernetika. Kundërshtarë të sofistikuar, si Kina dhe Rusia, dhe kundërshtarë më pak të sofistikuar, si Irani dhe Koreja e Veriut, grupet terroriste, organizatat kriminale dhe hakerët po përfitojnë nga ky mjedis i ri pa kufij. CIA duhet të vazhdojë të jetë në ballë të kësaj çështjeje”, tha Pompeo.

Komiteti i inteligjencës i SHBA-së ka akuzuar Putinin për urdhërimin e sulmeve kibernetike gjatë fushatës zgjedhore në SHBA, të cilat thuhet se kanë dëmtuar rivalen demokrate të Trumpit, Hillary Clinton, në zgjedhje.

Trump, i cili thotë se do që të përmirësojë lidhjet me Moskën, ka hedhur dyshime mbi gjetjet e inteligjencës, edhe pse, më 11 janar, ka pranuar se Rusia mund të qëndrojë pas sulmeve kibernetike. Trump insiston se sulmet e tilla nuk kanë pasur ndikim në rezultatin e zgjedhjeve.

Rusia, në anën tjetër, ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në sulmet kibernetike. /REL

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI