Flash

“Poshtë qeveria e morrave”/ Traktet e demonstratës së parë të heshtur në Shkodër 14 janar 1990

Lapsi.al 13 January 2017
“Poshtë qeveria e morrave”/ Traktet e demonstratës së

Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar disa trakte të hedhura në 14 janar 1990 në Shkodër në të parën “demonstratë të heshtur”.  

“Më 11 janar (me rastin e “përvjetorit” të republikës komuniste) dhe më pas më 14 janar 1990, në Shkodër u organizuar demonstrata e parë e heshtur në Shqipëri, pas shumë e shumë viteve dimri të egër komunist. Kjo demonstratë e drejtuar kundër "qeverisë së morrave" ishte sinjali i parë që Shkodra antikomuniste do ishte në krye të lëvizjes për rrëzimin e regjimit komunist. Siç edhe dihet terrori i qeverisë së morrave ndaj Shkodrës menjëherë pas mbarimit të luftës, ka qenë ndër gjenocidet më të pashembullta në Europë, një gjenocid i pushtetit të injorantëve mbi kulturën më të kompletuar shqiptare të asaj kohe.

Nuk kishte gjë më të shëmtuar sesa të vendosje në Shkodër bustin e një krimineli si Stalini. Për këtë arsye, drejtimi i qytetarëve shkodranë ndaj këtij simboli nuk ishte i rastësishëm. Në ditët e demonstrimeve të heshtura që detyruan qeverinë e morrave ta heqin simbolin e tyre të krimit, Stalinin bronz, u hodhën shumë trakte në Shkodër. Në përkujtim të të gjithë antikomunistëve të Shkodrës, idealit të tyre antikomunist që nuk vdiq kurrë, por postoj katër nga traktet që u hodhën ato ditë në qytet. Kam dëshirë të shkruaj përmbajtjen e disave prej tyre: “Poshtë Enver Hoxha”, “Poshtë qeveria e morrave”, “Poshtë Ramiz Alia”, “Poshtë Stalini” – shkruan Dervishi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI