Flash

Hysaj: Unë e kam ndalur Ronaldon edhe në të kaluarën

Lapsi.al 13 January 2017
Hysaj: Unë e kam ndalur Ronaldon edhe në të kaluarën

Elseid Hysajt i është realizuar dëshira. Mbrojtësi i Napolit gjatë një interviste për ‘KissKiss’, ka deklaruar se ka preferuar Real Madridin në shortin e Ligës së Kampionëve.

Ai po ashtu ka folur edhe për përballjen që e pret me Cristiano Ronaldon, me të cilin së fundi janë përballur në kualifikueset për Kampionatin Evropian, në ndeshjet Shqipëri – Portugali.

“Unë isha duke shpresuar që do të përballeshim me ata në kohën e tërheqjes së shortit, dikush si unë i pëlqen këto ndeshje”, u përgjigj fillimisht Hysaj, përcjell lajmi.net.

“Unë tashmë kam markuar Cristiano Ronaldon në kualifikueset për Kampionatin Evropian, ishte një ëndërr e bërë realitet, por tani unë jam edhe më i fortë në vetëdijen time”.

“Jam i sigurt që për mua dhe për Napolin do të jetë një vit i madh. Jemi të fokusuar dhe ndjehemi mirë, duam që të fitojmë në ndonjërin kompeticion”, ka shtuar mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare.

Të këshilluara

VIDEO/ Partizani fiton miqësoren me Gabala

Partizani fiton dhe bind në miqësoren e dytë përgatitore në Antalja të Turqisë. Pas disfatës 3-1 ndaj Fenerbahçes tri ditë më parë, të kuqtë sot mposhtën 2-1 az...

21:09

Zbulohet për kë votuan Messi dhe Ronaldo

Janë zbuluar votat e trajnerëve dhe kapitenëve për futbollistin më të mirë të vitit 2016. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo edhe kësaj here nuk kanë votuar një...

20:50

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI