Flash

LSI, një paketë kundër Ramës?

Lapsi.al 9 January 2017
LSI, një paketë kundër Ramës?

LSI ka bërë sot një sërë propozimesh për reformën zgjedhore që në pamje të parë duken sikur shkojnë ndesh me vullnetin e socialistëve dhe të Edi Ramës. Nëse mund të përmblidhen në dy grupe të mëdha, amendamentet synojnë që të dyja të vënë në vështirësi kryeministrin.

Grupi i parë i propozimeve ngjan më shumë me shqetësimet e një partie opozitare, e cila kërkon garanci kundër vjedhjes së zgjedhjeve. Ajo kërkon dënime më të mëdha, për blerjen, fotografimin e votës dhe transferimin e votuesve, sikur organizata e drejtuar nga Meta të ketë qenë deri më tani e pa prekur nga mëkate të tilla.

Propozimi tjetër është ai i listave të hapura që i bie ndesh vullnetit të kryetarëve të partive, të cilët janë kthyer padronë të listave, që mbajnë në duar fatet politike të çdo individi. Propozimi i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për lista të hapura e demokratizon procesin dhe e delegon, nga duart e kryetarëve në duart e qytetarëve, fatin e të zgjedhurve të parlamentit të ardhshëm.

Nuk ka diskutim se shikuar në sipërfaqe, ato qé kérkon LSI-a janë një hap përpara për zgjedhjet dhe më pranë interesit të publikut, sesa qëndrimet e kalçifikuara të Edi Ramës.

Por, sado të bukura të jenë ato, problemi i partisë së Metës nuk qëndron tek gjërat e drejta që artikulon, por tek vendimet e shtrembra para të cilëve përkulet. LSI-a deri më tani ka propozuar gjithë ato nisma: për taksimin e reduktuar për fasonët, për miratimin nga parlamenti të koncesioneve që e kapërcejnë një mandat qeverisës, për hetim ndërkombëtar të çështjes së ÇEZ, për mosprivatizimin e laboratorëve mjeksorë, për mos përgjimin e fshehtë të politikanëve nga Sajmi Tahiri, për mos ndërtimin e parkut tek liqeni në mënyrë të dhunshme dhe për mos miratimin e planit urbanistik të Tiranës pa transparencë.

Por, në të gjitha këto raste, ajo është tërhequr në mënyrë të turpshme nga pretendimet e saj duke zgjedhur gjithmonë pushtetin para principit. E vetmja piké ku Ilir Meta po e mban premtimin është ligji i importit të plehrave, ku me sa duket, ai ka vendosur ta thyejë arrogancën e Ramës dhe t'i prishë pazaret e tij mafioze.

Por kaq është pak, vërtet shumë pak, për të krijuar, tani para zgjedhjeve, një profil të ndryshëm të Metës nga Rama. Ndaj,  mbi LSI-në po shtohen dyshimet se ajo flet sa për sy e faqe. Se ajo bën vetëm propagandë. Se ajo ndryshe artikulon dhe ndryshe sillet.

Pyetja fatale për Ilir Metën është : nëse ka pasur kaq shumë vërejtje dhe mosmarveshje, pse duhet të vazhdojë koalicionin dhe pse duhet të imagjinojë një bashkëqeverisje të re me Ramën ?

Sot,  kur shenjat janë se ripërsëritja e paktit të 1 prillit është vetëm çështje kohe, kur duket sikur LSI nuk ndalon së kënduari refrenin : « ç ‘më duhet mua se ç’kam thënë unë », të gjitha propozimet « anti Rama » e humbasin vlerën e tyre.

Këtë fat rrezikojnë të kenë edhe shumica e amendamenteve që u propozuan sot për reformën zgjedhore.

Më shumë sesa një lëvizje në interes të publikut, ato janë një përpjekje e kotë për ti hedhur hi syve atij. Një përpjekje hileqare e Metës për të bërë sikur diferencohet nga Rama, megjithëse mban në këmbë pa rezerva pushtetin e tij. (Lapsi.al)

Të këshilluara

Unë, një grua e lirë shqiptare në Berlin

Kur në ditët e para të tetorit 1994 zbrita nga avioni dhe vura këmbën në Berlin, me diplomën e Universitetit të Tiranës në xhep dhe me një ëndërr të çmendur për...

15:03

Ej, me ngadalë, nuk e arrestoi Rama, Ramushin

Ndalimi i Ramush Haradinajt në aeroportin e Muluzës dhe vendimi i gjykatës së Kolmarit për ta mbajtur atë përkohësisht të burgosur, po shndërrohet në një debat,...

13:58

Erdogani nuk kthehet dot pas

Kohë përpara se të pritej ndërrimi i viteve, ndaj shtresës shoqërore me orientim modern të Turqisë ishte paralajmër...

11:01

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI