Flash

Kujdes nga ky “virus” që mund t’ju vijë në WhatsApp

Lapsi.al 9 January 2017
Kujdes nga ky “virus” që mund t’ju vijë në

WhatsApp është një nga aplikacionet më popullorë në botë dhe në Shqipëri. Dhe kjo është arsyeja se pse një pjesë e madhe e mashtrimeve shpërndahen nga ky aplikacion mesazhesh. Mund të ndodhë që gjatë kohës që përdorni "WhatsApp-in të vijnë njoftime që ju ftojnë për të shkarkuar të tjera zhvillime si "WhatsApp Gold" apo shërbime premium.

Hileja më e fundit në momentin që kemi hapur këtë aplikacion ka mashtruar më shumë se 260 mijë njerëz. Mesazhi që qarkullon në disa përdorues të WhatsApp premton të japë informacione rreth kontakteve tona në aplikacion, si për shembull të dish se cilët njerëz të tjerë ka shtuar X person në kontaktet e WhatsApp, sikur dikush të shohë se cilët miq ke shtuar në rrjetet sociale si Facebook apo Instagram.

Ky program e bën telefonin tuaj të pambrojtur, kështu që është relativisht e lehtë për të marrë informacione si numra telefonash, ose ajo që është më e keqja, të dhëna bankare. Deri më tani mashtrimi nuk ka arritur të prekë më shumë përdorues se vetëm brenda përbrenda Brazilit dhe një pjesë tjetër të Amerikës së Jugut, megjithatë është e mundur që mashtrimet e ngjashme përfundojnë edhe në vendet europiane.

Të këshilluara

Madhështia e Murit të Madh Kinez (VIDEO)

Kemi lexuar e kemi dëgjuar shumë shpesh për të. Disa prej nesh edhe e kanë vizituar Murin e Madh Kinez. Ndërsa falë zhvillimeve teknologjike tashmë mund të ...

08:56

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI