Flash

Profecitë e “magjistarit të madh” të Meksikës për 2017

Lapsi.al 6 January 2017
Profecitë e “magjistarit të madh” të Meksikës

I vetëshpalluri “magjistar i madh i Meksikës” i ka kthyer në traditë parashikimet për vitet që porsa hyjnë,  dhe 2017-n e sheh plot me zhvillime, përfshirë këtu dhe sulme të ISIS-it në Amerikë.
“Numri më i madh i goditjeve të ISIS-it këtë vit do të jetë në Shtetet e Bashkuara. Sulmet kanë filluar e do të përshkallëzohen. Ndërkohë, diku nga muaji prill do të ketë një përkeqësim të gjendjes shëndetësore të presidentit Donald Trump”, tha Antonio Vazquez, “magjistari i madh” i Meksikës.

Antonio Vazquez profetizon gjithashtu se do të ketë dy apo 3 tentativa ndaj jetës së Trumpit, të cilat do të rezultojnë të pasuksesshme. Në fund, njeriu që meksikanët e njohin si “Brujo Mayor”, parashikon se lordi i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman do të vdesë në burg.

Vazquez e bën për çdo rast të qartë se profecitë e tij nuk janë përfundimtare, me argumentin se ato mund të lëkunden nga ndërhyrja e forcave të tjera, siç mund të jenë formulat magjike, lutjet apo fakti që njerëzit mund të ndryshojnë rrjedhën e paracaktuar të ngjarjeve, me veprimet apo qëndrimin e tyre.

Magjistari ka një histori të gjatë parashikimesh, e në televizion është shfaqur për herë të parë që në vitet 1960, megjithatë ai gaboi kur tha se Barack Obama nuk do t’i fitonte zgjedhjet në vitin 2012, ndërsa për Trumpin mendonte se garën presidenciale nuk do ta vazhdonte dot nën siglën e republikanëve, por si i pavarur.

Të këshilluara

ISIS, një vit mbushur me mizori

Viti qe lame pas ishte nder me tragjiket per Europen, qe u trondit nga disa sulme terroriste. Ato mbajnë vulën e Shtetit Islamik. Franca, Belgjika dhe...

15:37

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI