Flash

Një objekt misterioz do të fluturojë pranë Tokës më 25 shkurt (VIDEO)

Lapsi.al 6 January 2017
Një objekt misterioz do të fluturojë pranë Tokës

Për pak më shumë se një muaj, pranë planetit tonë do të kalojë objekti 2016 WF9. Mirëpo, NASA nuk është plotësisht e sigurt se çfarë është ky objekt.
Karakteristikat e këtij objekti misterioz janë aq të pazakonta sa as NASA nuk ka arritur ta përcaktojë se çfarë është.

Objektin e kanë quajtur 2016 WF9 dhe është vërejtur më 27 nëntor të vitit të kaluar nga sistemi i NASA-s për gjurmimin e kometave dhe asteroideve. Shkencëtarët thonë se ai ka gjerësi prej një kilometri, ndërsa pritet që afërsinë më të madhe me Tokën, ta ketë më 25 shkurt, kur do të jetë larg 51 milionë kilometra.

Vetë objekti ka hutuar shkencëtarët e NASA-s, të cilët nuk kanë arritur ta përcaktojnë nëse ka të bëjë me kometë apo asteroid. Por ky nuk është i vetmi objekt që po i afrohet Tokës, pasi është zbuluar edhe një tjetër. Bëhet fjalë për kometën C/2016 U1. Ajo do të shihet në hemisferën veriore gjatë javëve të para të këtij viti, pak para daljes së diellit. Nëse keni dylbi të mirë, edhe ju mund ta shihni, transmeton Zeri.info.

Të këshilluara

ISIS, një vit mbushur me mizori

Viti qe lame pas ishte nder me tragjiket per Europen, qe u trondit nga disa sulme terroriste. Ato mbajnë vulën e Shtetit Islamik. Franca, Belgjika dhe...

15:37

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI