Flash

Rritet numri i shqiptarëve në Serinë B, vëllezërit Ajeti drejt një skuadre

Lapsi.al 2 January 2017
Rritet numri i shqiptarëve në Serinë B, vëllezërit

Merkatoja e janarit pritet të sjellë ndryshime skuadrash për futbollistë të ndryshëm shqiptarë, madje mund të bashkojë dhe dy vëllezër në një skuadër. Bëhet fjalë për Arlind dhe Albian Ajetin, të cilët flitet se mund të transferohen te skuadra e Spal, në Serinë B të Italisë.

Mediat lokale në Ferrara, qyteti i skuadrës së Spal, kanë bërë me dije se Arlind Ajeti është një nga 3 emrat me eksperiencë të konsideruar për përforcimin e qendërmbrojtjes së ekipit që këtë vit u ngjit në Serinë B dhe tashmë është seriozisht në garë për t’u ngjitur edhe në Serinë A. Pengesa e vetme e afrimit të Ajetit mund të jetë ana financiare, pasi Torino nuk do heqë dorë nga mbrojtësi pa përfituar gjë.

Ndërkohë vëllai i Arlindit, Albiani, i cili gjatë këtij sezoni u huazua nga gjermanët e Augzburgut te zviceranët e St. Gallenit, shihet si një përforcim shumë i rëndësishëm për sulmin, duke parë formën mjaft të mirë të lojtarit në Zvicër. Transferimi i tij flitet se do të bëhet në bashkëpunim me një skuadër të Serisë A, e cila do të blejë kartonin e Albianit dhe do ta huazojë më pas te Spal./panoramasport

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI