Flash

Çfarë do të ndodhë këtë vit sipas Nostradamus

Lapsi.al 1 January 2017
Çfarë do të ndodhë këtë vit sipas Nostradamus

Një konflikt mbi ngrohjen globale dhe turizëm i zgjeruar hapësinor. Ja çfarë parashikon i famshmi Nostradamus për 2017-n.

Sipas ithtarëve të tij, filozofi francez i shekullit të XVI ka paraparë me saktësi të çuditshme një sërë ngjarjesh historike, përfshirë këtu 11 shtatorin dhe ngritjen e Adlof Hitlerit. Teoritë e konspiracionit thonë se, ai arriti të shihte që prej atëherë zgjedhjen e Donald Trumpit president.

Madje, ka nga ata që shkojnë aq larg, sa të pretendojnë se Nostradamusi ka profetizuar edhe përpjekjet e Shtetit Islamik për të kontrolluar disa pjesë të Europës, me qëllimin të nxisë Luftën e Tretë Botërore.

Kur vjen fjala te parashikimet për vitin që po troket, edhe ato tingëllojnë të mundshme. Rusia dhe Ukraina, sipas filozofit, do të arrijnë marrëveshjen e armëpushimit; Italia do të gjendet përballë vështirësish të mëdha financiare, të cilat do ta kthejnë në epiqendrën e një krize të re europiane, që do të spostojë vëmendjen nga Greqia dhe Spanja; Kina do të hedhë disa hapa të fortë për të balancuar ekuilibrat ekonomikë të globit.

Do të ketë një shtim të udhëtimeve komerciale në hapësirë, një ripërvijim të Amerikës Latine, qeveritë e së cilës sipas profetit do t’u largohen politikave majtiste.

Kjo do të jetë era e fuqisë diellore, koha kur gjithmonë e më shumë vende do ta kthejnë vëmendjen tek energjia e pastër. Ndërsa Amerikës, Nostradamusi i ka rezervuar një parashikim të zymtë. Ajo, sipas tij, do të bëhet gjithmonë e më rezistente ndaj ndryshimit, e paqeverisshme dhe e paaftë për t’u kujdesur për botën.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI