Flash

Ofertë e çmendur për Kaçen, Kukësi sfidon Skënderbeun

Lapsi.al 31 December 2016
Ofertë e çmendur për Kaçen, Kukësi sfidon

Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe PAOK-ut, Ergys Kaçe, është shndërruar në synimin kryesor të merkatos së dimrit në Kategorinë Superiore. Skënderbeu ka shfaqur prej kohësh interes për futbollistin e lindur në Korçë dhë të rritur në Greqi, dhe së fundmi është raportuar që marrëveshja mes palëve është mbyllur duke munguar vetëm zyrtarizimi. Megjithatë, “Panorama Sport” ka zbuluar se në garë për shërbimet e Kaçes është futur në momentet e fundit edhe klubi që u shpall kampion dimri në Shqipëri, Kukësi.

Presidenti Safet Gjici e dëshiron me çdo kusht shtatshkurtrin e PAOK-ut në ekipin e tij dhe për këtë gjë është i gatshëm të bëjë një sakrificë të çmendur financiare. Në rast se Kaçe do të pranojë të huazohet deri në fund të sezonit tek skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka, ai do të përfitojë 50 mijë euro paradhënie në dorë, si dhe një pagë prej 10 mijë eurosh për çdo muaj.

Këto shifra janë të frikshme dhe të padëgjuara më parë në futbollin shqiptar, ndaj Skënderbeu tashmë duhet të ndihet i kërcënuar nga konkurrenca e Kukësit, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në merkato. Mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim se cili do të jetë vendimi i Kaçes.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI