Flash

Ndeshja ndërpritet nga mjegulla, por portieri nuk e kuptoi dhe qëndroi 20 minuta në portë

Lapsi.al 31 December 2016
Ndeshja ndërpritet nga mjegulla, por portieri nuk e kuptoi dhe qëndroi

Ndeshja u ndërpre në minutën e 70-të për shkak të mjegullës së madhe që mbuloi stadiumin. Por, çuditërisht, portieri i Charlton, Sam Bartram qëndroi në fushë deri në minutën e fundit.

Siç është traditë në futbollin anglez, për Krishtlindje, skuadrat dalin në fushë dhe për futbollistët nuk ka festa. Por, 25 shjetori 1937 do të mbahet mend gjatë për atë çfarë ndodhi në ndeshjen Chelsea-Charlton.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 70-të për shkak të mjegullës së madhe që mbuloi stadiumin. Por, çuditërisht, portieri i Charlton, Sam Bartram qëndroi në fushë deri në minutën e fundit.

Plot 20 minuta në fushë duke mos e ditur që të gjithë ishin larguar dhe ishin futur në dhomat e zhveshjes për shkak se kushtet atmosferike e bën të pamundur zhvillimin normal të sfidës.

“Në atë kohë ishim në krye të klasifikimit dhe në ato momente isha i bindur se shokët e mi të skuadrës e kishin vënë para ekipin e Chelsea. Kjo, sepse minutat kalonin dhe asnjë prej kundërshtarëve nuk i afrohej portës sime. Gjatë gjithë kohës bëja hapa para dhe pas brenda zonës sime, por nuk shihja asgjë përtej mjegullës” - shkruan Neësportal.

“Natyrisht që e kuptoja se askush nuk kishte shënuar, sepse do kisha vënë re dikë që do të afrohej në mesfushë. Më pas erdhi një polic dhe më qartësoi idetë”, - do të shkruante disa vite më vonë në autobiografinë e tij, portieri i Charlton, Sam Bartram.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI