Flash

Putin: Rendi i ri botëror rrezikon vetë Perëndimin (Video)

Lapsi.al 30 December 2016
Putin: Rendi i ri botëror rrezikon vetë Perëndimin (Video)

Presidenti rus Vladimir Putin në konferencën vjetore të tij me rastin e Krishtlindjeve, tha se elitat perëndimore kanë braktisur vlerat e krishtera dhe kjo mund të kthehet në bumerang për to.

Ai tha se elitat kanë krijuar një kulturë të re politike që mund të jenë shkatërruese për to dhe mund të çojë në rrëzimin e qytetërimit perëndimor.

Në sesionin e pyetjeve dhe përgjigje që zgjati rreth 4 orë, presidenti rus foli mbi gjendjen e vendit të tij dhe të botës, duke deklaruar se “Rendi i ri Botëror” synon që të “heqë sovranitetin kombëtar” dhe të shkatërrojë “identitetin dhe diversitetin që Zoti ka krijuar”.

Ai thotë se elitat perëndimore po refuzojnë rrënjët e shoqërisë së tyre mbi të cilat ajo është ndërtuar.

Putin: Shumë shtete perëndimore kanë marrë rrugën ku ata mohojë apo refuzojë rrënjët e tyre, duke përfshirë ato të krishtera të cilat formojnë bazën e qytetërimit perëndimor. Në këto vende, baza morale dhe çdo identiteti tradicional janë duke u mohuar – si nacionaliteti, feja, kultura e madje edhe identiteti gjinor po mohohen ose relativizohen. /Ora

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI