Flash

VIDEO/ Tani është Hysaj që duhet të bëhet "skllav"...

Lapsi.al 28 December 2016
VIDEO/ Tani është Hysaj që duhet të bëhet

Elseid Hysaj po shijon maksimalisht pushimet në Amerikë me familjen. Pas të ftohtit të Nju Jorkut, ku kaloi Krishtlindjen, mbrojtësi kuqezi është spostuar në Majemi, për të shijuar motin e ngrohtë buzë oqeanit. Por, edhe pse në periudhë pauze, 22-vjeçari nga Shkodra nuk harron të mbajë trupin në formë. Me një ushtrim special, të cilin e publikoi në faqen e tij në “instagram”.

Me diçiturën “stërvitje me pesha maksimale”, ylli i Napolit shfaqej duke bërë ulje dhe ngritje në këmbë, ndërsa mbante në shpinë bashkëshorten e tij, Florencën. Një hakmarrje me shaka kjo nga partnerja e Elseidit, që vetëm pak ditë më parë kishte publikuar një tjetër video, ku çifti shëtiste me biçikletë në Parkun Qëndror të Nju Jorkut. Në atë video, Hysaj i drejtohej bashkëshortes me fjalët “Skllave! Jepi më shpejt. Kështu jemi ne burrat, gratë duhet të punojnë për ne”.

Postimet e mbrojtësit shqiptar tërheqin gjithmonë vëmendjen e mediave, ndërsa Elseidi nuk nguron të ndajë me tifozët edhe momentet e bukura që kalon me familjen, në pritje të rikthimit në fushë për një tjetër sezon si protagonist te Napoli.

Të këshilluara

Mavraj transferohet te Hamburgu

Mërgim Mavraj është zyrtarisht futbollist i Hamburgut. Sipas mediave gjermane, mbrojtësi kuqezi ka kryer sot në mesditë vizitat...

17:15

Kina nuk pranon portierë të huaj

Kampionati Kinës po bëhet gjithnjë e më joshës për emrat e mëdhenj të futbollit europian. Me teorinë, bli yje p&eum...

16:11

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI