Flash

Prapaskena/ Në verë Takaj refuzoi Krespon për Agostinelin

Lapsi.al 28 December 2016
Prapaskena/ Në verë Takaj refuzoi Krespon për Agostinelin

Largimi i Mirel Josës në përfundim të sezonit të shkuar bëri që në Korçë të qarkullonin shumë emra të ndryshëm si pasues të tij në stolin e Skënderbeut. Në tavolinën e presidentit Takaj kanë qenë të shumta alternativat, por dukej se ai e kishte ndarë mendjen për të sjellë në ekip pikërisht trajnerin aktual Andrea Agostineli.
“Panorama Sport” mëson se për italianin, Takaj ka refuzuar edhe një emër të madh të futbollit botëror. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin argjentinas, Hernan Krespo. Pas largimit nga futbolli, Krespo ka nisur karrierën si trajner dhe një menaxher ka tentuar ta sjellë atë në Korçë gjatë verës. Megjithatë, duke parë mungesën e eksperiencës si trajner, presidenti Takaj nuk ka pranuar që të ulë në stol ish-sulmuesin argjentinas, edhe pse do të ishte një luks i tepruar për korçarët.
41- vjeçari Krespo në sezonin 2015-2016 ishte trajner i Modenës në Serinë B, por duke parë se korçarët mund të luanin në Champions, pasi në atë kohë nuk ishin dënuar nga UEFA, ai ishte gati për një aventurë të re në Shqipëri me kampionët e Skënderbeut. Përveç Krespos, korçarët refuzuan edhe shumë emra të tjerë, ku mes tyre disa trajnerë të njohur italianë për t’ia besuar stolin ish-teknikut të Partizanit, Andrea Agostineli.

 

Të këshilluara

Mavraj transferohet te Hamburgu

Mërgim Mavraj është zyrtarisht futbollist i Hamburgut. Sipas mediave gjermane, mbrojtësi kuqezi ka kryer sot në mesditë vizitat...

17:15

Kina nuk pranon portierë të huaj

Kampionati Kinës po bëhet gjithnjë e më joshës për emrat e mëdhenj të futbollit europian. Me teorinë, bli yje p&eum...

16:11

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI