Flash

Misteri i maces me “dy fytyra” (Foto/Video)

Lapsi.al 26 December 2016
Misteri i maces me “dy fytyra” (Foto/Video)

Macja me "dy fytyra" për momentin është më e famshmja në gjithë planetin.

Macja tre vjeçare ka faqen zyrtare të facebookut dhe rrjetin në kanalin Youtube të cilat janë shikuar me miliona herë, transmeton lajmi.net

Me të shikuar për herë të parë, do të gjeni se gjysmën e fytyrës e ka me ngjyrë të zezë dhe me syrin e gjelbër ndërsa pjesën tjetër me ngjyrë portokalli dhe syrin me ngjyrë të kaltër.

Profesori në Universitetin e Kalifornisë, Leslie Lyons, i cili studion për gjenetikën e maceve ka thënë se nuk ka parë asnjëherë një mace sikurse Venus.

“Ajo është tepër, tepër e çuditshme”, ka thënë Lyons.

A është Venus një përbindësh?

Shumë raporte për Venusin i janë dedikuar maces si “përbindësh”. Në mitologji, një përbindësh ka qenë përbërje e disa lloje të kafshëve të ndryshme në një. Përbindësh prej llojit të maceve ishte ajo e cila i ka dy lloje të DNA-së, e shkaktuar nga dy embrione të lidhura bashkë, shkruan news.nationalgeographic.com, transmeton lajmi.net

Sa i përket maceve, “përbindëshat nuk janë aq të çuditshëm”, thotë Lyon. Përzierja e ngjyrës portokalli me të zezë është shenjë që macja ka një kromozom X shtesë, për meshkuj.

Por macet femra, shpjegon Lyon, kanë gjithnjë dy kromozome X ashtu që ato mund të bëjnë pa një kromozom tjetër shtesë. Kjo do të thotë që Venus nuk është e domosdoshme të quhet përbindësh.

Sytë e maces një tjetër mister

Nëse Venus nuk është përbindësh, atëherë si mund të shpjegohet fytyra e saj e mahnitshme?

“Patjetër që fat”, thotë Lyon. Një teori: Ndoshta ngjyra e zeze është aktivizuar plotësisht vetëm në qelizat e njërës pjesë të faqes, ndërkaq që ngjyra portokalli në pjesën tjetër, kështu që janë takuar mes vete në mes dhe e kanë shndërruar atë në këtë formë që është tani.

Megjithatë, ai nuk e mohon, “Ajo është plot mister.”

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI