Flash

Arsenal, Xhaka pretendent për golin e vitit me “topçinjtë”

Lapsi.al 26 December 2016
Arsenal, Xhaka pretendent për golin e vitit me

Skuadra e Arsenalit ka shumë gola për t’u krenuar në vitin që po lëmë pas, me shumë “perla” që yjet e skuadrës londineze dhuruan në fushat e blerta në 12 muaj.

Por, formacioni i trajnerit Arsene Wenger ka hapur një sondazh mes tifozëve në internet, për të zgjedhur golin me më tepër klas, e mes 5 aksioneve emocionuese është edhe ai i kosovarit Granit Xhaka.

Futbollisti që militon me kombëtaren zvicerane është një nga 5 lojtarët me golin më të mirë të sezonit. Rrjeta e Xhakës ndaj Hull City është renditur mes shumë golave të tjerë të bukur, e nuk është çudi që në fund të këtij muaji të fitojë votën e publikut.

Një tjetër episod emocionues tek Arsenali është goli i Mesut Ozil ndaj Ludogoretsit, një kryevepër teknike dhe koordinimi, që la përshtypje në Champions League. Gola të tjerë janë ata të shënuar nga Ramsey, Alexis Sanchez dhe Koscielny.

Të këshilluara

Skënderbeu kërkon Ergys Kaçen

Skënderbeu e mbylli sezonin e Dimrit në vendin e tretë. Kampionët shohin para Partizanin dhe Kukësin e vendit të parë, nj&eum...

10:24

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI