Flash

VIDEO/ Çfarë do të gjenin Maria dhe Jozefi nëse udhëtonin sot nga Nazareti në Betlehem

Lapsi.al 25 December 2016
VIDEO/ Çfarë do të gjenin Maria dhe Jozefi nëse

Al Jazeera ka ndërtuar rrugëtimin biblik të Maries dhe Jozefit ku erdhi në jetë Jezu Krishti, në kushtet e sotme. Nëse çifti biblik do ndërmerrnin një udhëtim nga Nazareti për në Betlehem sot, ja më çfarë do përballeshin:

Nazareth – udhëtimi i gjatë 100 kilometra fillon në këtë qytet, i cili për momentin është shtëpi për shumicën  muslimanë dhe të krishterë port ë gjithë arabo-palestinezë. Ata do të ndaleshin në pikën kontrolluese Jalamah, ku lejet dhe kartat e identitetit të lëshuara nga Izraeli janë të domosdoshme për të kaluar nga Izraeli për në Bregun Perëndimor palestinez.

Vija e gjelbër – Tani ata kalojnë në anën palestineze të vijës (sipas armëpushimit të vitit 1949) që është de facto kufiri në mes të Izraelit dhe Palestinës së zaptuar.

Nablus – Ky qytet i madh palestinez është pothuajse tërësisht i izoluar përreth nga vendbanimet izraelite dhe pikat e kontrollit.

Vendbanimet – Menjëherë jashtë Nablusit ata mund të shohin disa vendbanime izraelite. Ka rreth 550.000 kolonë që jetojnë në tokën e pushtuar palestineze.

Yitzhar – Maria dhe Jezusi kalojnë nëpër Yitzhar, që është bastion i kolonëve të krahut më të djathtë, të cilët sulmojnë komunitetet palestineze aty pranë.

Pika e kontrollit Huwwarah – Kjo pikë kontrolli e ushtrisë izraelite ndan Bregun Perëndimor. Kur të hapet, rreth 20,000 njerëz kalojnë këtë pikë kontrolli çdo ditë.

Qalandiya – Ata e arrijnë në këtë kamp palestinez të refugjatëve, një nga shumë sosh në Bregun Perëndimor

Pika e kontrollit Qalandiya – Megjithatë, edhe një tjetër pikë kontrolli ushtarak, dhe kjo është pika më e ngarkuar: rreth 60,000 njerëz e kalojnë atë çdo ditë. Kjo është rruga kryesore nga Bregu Perëndimor për në Jeruzalemin Lindor të zaptuar.

Jerusalemi lindor – Maria dhe Jezusi tani kalojnë nëpër Jeruzalem, një qytet me shumë pika të kontrollit të brendshëm të Izraelit dhe i rrethuar nga një numër në rritje të vendbanimeve të paligjshme.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI