Flash

Skënderbeu kërkon Ergys Kaçen

Lapsi.al 25 December 2016
Skënderbeu kërkon Ergys Kaçen

Skënderbeu e mbylli sezonin e Dimrit në vendin e tretë. Kampionët shohin para Partizanin dhe Kukësin e vendit të parë, një pozicion aspak i pëlqyeshëm për korçarët që kërkojnë titullin e 7.

 Për këtë arsye skuadra pritet të përforcojë disa reparte dhe është vënë në kërkim të emrave të mëdhenj. Përflitet se Skëndërbeu mund të ofrojë në formë huazimi Ergys Kaçen, për 6 muajt e mbetur të kampionatit.

Afrimi i mesfushorit të kombëtares do të zgjidhte problemet në organizimin e lojës.

Kaçe ishte huazuar tek Viktoria Plzen, por pas pas sherrit që pati me trajnerin e çekëve u rikthye te PAOK-u i Selanikut.

Ai duket se nuk i ka raportet të mira as me drejtuesit e klubit grek dhe duket se do të jetë në stol edhe për pjesën tjetër të sezonit.

Për këtë arsye klubi po mendon ta huazojë, si zgjidhjen më të mirë të kësaj situate. Skënderbeu duket ekipi më i mundshëm, por pengesë duket paga e lartë që ai merr te PAOK. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI