Flash

Zbulimi/ Tito vdiq duke lexuar kuranin (dëshmitë)

Lapsi.al 22 December 2016
Zbulimi/ Tito vdiq duke lexuar kuranin (dëshmitë)

Edhe pse nga vdekja e Titos kanë kaluar gati tri dekada dhe pothuajse vazhdimisht fabrikohen rrëfime tronditëse dhe kontroverse të jetës së tij. Më i fundit është se Josip Broz-Tito, ish-presidenti i ish-RSFJ-së, vdiq si një mysliman. Deri te ky informacion ka ardhur javorja serbe “Pressmagazin”, duke kërkuar të vërtetën lidhur me temën e përjetshme: pse në varrin e Titos nuk është vendosur ylli i kuq pesëcepësh – simbol i komunizmit.

Sipas kësaj jovore, hidhet poshtë edhe mendimi i deritanishëm se kjo është bërë për shkak se Tito ishte mason, dhe e vendos tezën tronditëse në bazë të dokumentacionit të Radio Beogradit, ku është gjetur regjistrimi ekskluziv i bisedës me ish-myftiun e Beogradit, Hamdija Jusifspahiq, të bërë dhjetë vjet më parë.

Në incizim myftiu ka thënë se Tito ka vdekur si një mysliman duke lexuar Kur’an-in në spitalin e Lubjanës! Seriozitetin e regjistrimit e ka konfirmuar edhe autori i intervistës me myftiun, i cili nuk ka dashur t’i përmendet emri. Pjesë kryesore të intervistës ka të bëjë me një bisedë të myftiut me shefin e kabinetit të Titos, Berislav Badurina, pas vdekjes së tij.

Jusif Spahiq e kujton ngjarjen: – Kur vdiq Tito, dhe unë ambasadori i Algjerisë së bashku shkuam për t’u regjistruar në librin e zisë. Sapo arritëm, menjëherë u afrua Badurina dhe na tha: – Urime! – Çfarë më uron… njeri i vdekur? – Mendova! – Vdiq me besimin tuaj! – Çfarë? – u trondita. – Po, në besimin tuaj. Ai vdiq duke lexuar Kur’an-in, të tretën herë…! Të njëjtën ia ka thënë ambasadorit algjerian. Në vazhdim të intervistës myftiu ka treguar për takime të shumta me Titon qysh në kohërat kur ka qenë student në Fakultetin Islamik në Kajro, duke theksuar vazhdimisht përkushtimin e Titos për fenë islame.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI