Flash

Skënderbeu – Partizani/ Çfarë thanë pas ndeshjes Agostineli dhe Starova

Lapsi.al 22 December 2016
Skënderbeu – Partizani/ Çfarë thanë pas ndeshjes

Pas përfundimit të supersfidës në Korçë, mes Skënderbeut dhe Partizanit, të fituar nga të kuqtë 1-2, për mikrofonin e Supersport, folën edhe të dy trajnerët e skuadrave. Trajneri i Partizanit tha se ishte i kënaqur dhe se skuadra e tij është e denjë për titull.  
“Ndeshja i kishte të gjitha. Jemi të kënaqur që morëm 3 pikë. Ky është një 3-pikësh që tregon se ne jemi ata që duhet ta marrim kampionatin. Një 3-pikësh në Vlorë do të ishte një hap më i madh. Lufta do të vazhdojë deri në fund. Torassa nuk është asnjëherë në diskutim, por ai duhet të vazhdojë të rritet si lojtar” – tha Starova.
Ndërsa Andrea Agostinelli flet në fillim për gabimet. 
“Zhvilluam një ndeshje të mirë po gabuam në mesfushë futbolli është i tillë. Duhet të kuptojmë se cilat janë problematikat. Kjo është një skuadër që duhet përforcuar. Është e kotë të mohojmë që kjo skuadër nuk ndryshon nga viti i kaluar. Nëse klubi mendon se fajin e ka trajneri atëherë unë do të largohem. Kjo është një skuadër që duhet përforcuar. Kemi humbur lojtarë shumë të rëndësishëm në krahasim me vitin e kaluar. Më vjen keq sepse pjesën e dytë e nisëm shumë mirë madje goditëm edhe tranversën. Përforcimet duhen bërë në sulm dhe në mesfushë. Na duhen lojtarë teknikë që kanë cilësi për të kaluar kundërshtarët. Unë nuk kam folur asnjëherë për përforcimet, por kur mora skuadrën në Austri u detyruam, të bënim një muaj pushim, por dalëngadalë e kuptova se kësaj skuadre i mungojnë cilësitë në repartin e avancuar. Nëse shoqëria mendon të vazhdojë me mua, do të ulemi dhe të diskutojmë” - tha italiani.

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI