Flash

Amerikë/ Një tjetër çmim për Shkëlzen Gashin

Lapsi.al 22 December 2016
Amerikë/ Një tjetër çmim për Shkëlzen Gashin

Shkëlzen Gashi, sulmuesi i Colorado Rapidsit, ka fituar një tjetër çmim individual në Major League Soccer. Sulmuesi shqiptar ka triumfuar duke bërë të tijin çmimin “MLS Soshies” të dhënë nga Federata Amerikane e Futbollit.

“MLS Soshies” është çmimi për futbollistin më popullor në rrjetet sociale, që tërheq më tepër vëmendje nga tifozët sa herë që zhvillohen sondazhe, apo edhe me fotografitë dhe videot që publikojnë.

Në edicionin e dytë të këtij çmimi, Gashi u preferua nga fansat përpara disa emrave shumë të rëndësishëm që luajnë aktualisht në Major League Soccer.

Pjesë e sondazhit të organizuar nga Federata Amerikane e Futbollit ishin edhe yjet e këtij kampionati, si David Villa, Didier Drogba dhe Sebastian Giovinco.

Pasi ishte protagonist në kualifikimin e Colorado Rapids deri në finalen e Konferencës së Lindjes, vlerësimet për Shkëlzen Gashin nuk munguan në sezonin që u mbyll në MLS.

28-vjeçari kuqezi u shpall fitues në garën për Golin më të Bukur të vitit në sezonin e rregullt, me rrjetën e realizuar nga goditje dënimi ndaj Vancouver Wihtecaps.

Në sezonin e parë në futbollin amerikan me skuadrën nga Denveri, Gashi fitoi edhe çmimin “Këpuca e Artë” te Colorado, si dhe çmimin “Lojtari i preferuar i tifozëve”

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI