Flash

VIDEO/ 3 fitore radhazi, asnjë gol i pësuar

Lapsi.al 21 December 2016
VIDEO/ 3 fitore radhazi, asnjë gol i pësuar

Pas fitores ndaj Genoas, Sassuolos, skuadra e Interit ka fituar edhe ndaj Lazios me rezultatin 3-0. Vendasit ishin më të mirë, posaçërisht në pjesën e dytë ku e filluan furishëm. Pjesa e parë ishte me pak raste dhe rasti më i mirë ishte nga Felipe Anderson në minutën e 26-të. E dyta filloi me rastin e Mauro Icardit në minutën e 53-të, pas një minute shënoi Ever Banenga nga distanca, kurse Icardi shënoi golin e parë personal në këtë takim në minutën e 56-të. Sulmuesi argjentinas nuk u ndal dhe shënoi edhe një herë në minutën e 65-të dhe ky ishte goli i 14-të në kampionat. Pas kësaj fitore Interi renditet në vendin e shtatë me 30 pikë, kurse Lazio në vendin e katërt me 34 pikë. Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga Milano është ndaj Udineses, kurse ajo nga kryeqyteti italian luan ndaj Crotons. /Telegrafi/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI