Flash

Flet Paolo Tramezzani: Pse ika nga Shqipëria dhe çfarë mësova nga ju

Lapsi.al 21 December 2016
Flet Paolo Tramezzani: Pse ika nga Shqipëria dhe çfarë

Italiani Paolo Tramezzani do të nisë shumë shpejt një aventurë të re te Lugano, ndërkohë pak para se të largohej me avion për në Zvicër ka dhënë intervistën e fundit duke rrëfyer emocionet në pankinën kuqezi.
“5 vjet me shumë suksese, i kam jetuar në mënyrë shumë intensive, shumë profesionale, duke kërkuar të jap maksimumin për Gianni-n, duke u vënë në shërbim të tij dhe të Federatës. Ishte një punë shumë impenjative, në fillim shumë e vështirë, por jam shumë i kënaqur për atë që ia kemi dalë të bëjmë për Kombëtaren Shqiptare, si dhe për atë që ju dhamë dhe transmetuam tifozëve dhe gjithë popullit” – tha ish-zv.trajneri i kombëtares.
Ndërsa për Xhani De Biazin, Tramezzani tha:
“Ishte eksperienca e punës më e bukur dhe më e rëndësishme e jetës sime, besoj se nëse sot arrita të vendosem në këtë situatë të favorshme, është pikërisht pasi pranë tij kam mësuar shumë, kam pasur mundësinë për t’u rritur dhe për t’u përballur me gjërat, do të ruaj gjithnjë atë që më dha në aspektin futbollistik, në këndvështrimin e ndjenjave dhe miqësisë, dhe mbi të gjitha në këndvështrimin e raportit që kemi pasur pasi mund të them që deri në këtë moment është personi më i rëndësishëm që kam gjetur në botën e futbollit”, - tregon ai për Super Sport.
Kurse për Shqipërinë dhe shqiptarët italiani tha:
“Më keni mësuar se çfarë do të thotë të vuash në jetë, më mësuat se çfarë do të thotë të jesh krenar për atë që bën. Më bëtë të ndihem njëri prej jush. Kam marrë shumë më tepër se ajo që kam dhënë në këtë aspekt.  Iki me kënaqësinë se kam kontribuar për të bërë të lumtur një popull të tërë, i cili meritonte t’i përjetonte emocionet që i dha skuadra. Jam mirënjohës që kam mundur të përjetoj 5 vjet këtë eksperiencë në këtë vend dhe të njoh direkt këtë popull që më parë nuk e njihja. Do t’i mbaj me vete këto ndjenja dhe kjo është një lidhje që do të zgjasë gjithë jetën”, - u shprehet Tramezzani.

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI