Flash

Shqipëria po kthehet nga lindja

Lapsi.al 20 December 2016
Shqipëria po kthehet nga lindja

Ngjarjet e djeshme ne Turqi dhe në Gjermani kanë tronditur sërish besimin se bota mund të shkëputet nga terrorizmi dhe konfliktet e përgjakshme të cilat kanë shkaktuar mijëra viktima të pafajshme si në Aleppo! Sot nuk e dimë se çfarë na pret në vitet që vijnë dhe sa shumë do shtohen kërcënimet për paqen dhe sigurinë tonë. Demokracia si sistem është në rrezik dhe Evropa si djepi i saj do jetë në qendër të sulmeve për një kohë të gjatë. Shqipëria ka qenë historikisht në mes të influencave turkootomane, rusolindore dhe europiane perëndimore. Për 25 vjet besuam se u shkëputëm nga dy të parat për tu bashkuar një herë e mirë me Perëndimin. Nuk rezultoi e vërtetë.Tani duket sikur perdet e vjetra po afrohen për të na e mbyllur horizontin e detit në perëndim. Sa herë ky izolim ka ndodhur ka patur aleatë të brendshëm. Nëse duhet ti gjej sot nuk e kam të vështirë. Cudia është se jo për herë të parë në histori elita shqiptare,kryesisht ajo politike dhe financiare është me Lindjen, ndërsa populli është me Perëndimin. Paraja dhe forca janë me Lindjen, shpirti dhe truri janë me Perëndimin. Kjo është sot ndarja kryesore në Shqipëri. Shumë shpejt do jetë edhe më e dukshme. Nevoja për të mbajtur dhe mbrojtur pushtetin po e kthen elitën vulgare dhe të kalbur shqiptare në nje pengesë që na ndan nga Perëndimi. Nëse ndryshimet që po ndodhin nëpër botë do kenë ndonjë ndikim në Shqipëri do jetë pikërisht ky: ose populli do ndëshkojë elitën e vet kriminale ose populli do largohet në Perëndim sic edhe ka ndodhur këto 25 vjet me 1 milion prej nesh,për ta lënë vendin në pronësi të izolimit dhe kapjes nga elitat analfabete të tranzicionit! Nganjëherë më duket sikur jemi kthyer në vitet 1986-1987.Po ajo zymtësi, po ai terr, po ai izolim. Megjithatë kam ende shpresë kur mendoj se viti 1991 erdhi shpejt.Historia përseritet sidomos në Shqipëri dhe Rusia,Turqia dhe Europa do bëjnë cdo gjë që të përsëritet. Me ndihmën tonë.

Të këshilluara

A ka tradhëtuar Ali Ahmeti?

Përditë e më shumë po shtohen dyshimet për rolin që po luan lideri i BDI-së Ali Ahmeti, pas përfundimit të zgjedhje...

14:40

Gjushi i Durrësit nuk ka faj

“Në Shqipëri ka punë, por nuk ka profesionistë”, ka thënë Edi Rama dhe ka të drejtë. Bashkia ...

07:21

Sfida e fundit e Anxhela Merkelit

Procedura duket ajo e zakonshmja: Angela Merkeli, në krye prej njëmbëdhjetë vitesh, shtë rikandiduar nga partia e saj, CDU, për t&...

09:53

Kopja qesharake e Erdoganit

Tashmë nuk përbën më asnjë çudi, që njësoj sikurse “vëllai i tij” Erdogan, Edi Rama i urren medi...

15:18

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI