Flash

Llullakun e kërkon edhe Legia e Varshavës

Lapsi.al 17 December 2016
Llullakun e kërkon edhe Legia e Varshavës

Jo vetëm oferta nga liga italiane dhe ajo gjermane. Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në gjysmën e këtij sezoni, Azdren Llullaku ka tërhequr vëmendje konkrete nga emra të rëndësishëm të futbollit ndërkombëtar.

Menjëherë pas interesimit konkret të Steaua-s së Bukureshtit në Rumani, për mesfushorin me tipare sulmuese në garë ka hyrë edhe Legia e Varshavës në Poloni. Në merkaton e Janarit nga ish-skuadra e Besnik Hasit do të largohet sulmuesi i përfaqësueses hungareze, Nemanja Nikolić dhe klubi është vënë në kërkim të një zëvendësuesi.

Një prej objektivëve të merkatos është kuqeziu Azdren Llullaku. 26-vjeçari që i ka befasuar të gjithë me paraqitjet dhe golat e tij në Ligën e Parë rumune, ky kryeson listën e golashënuesve me 16 rrjeta të realizuara me Gaz Metanin.

Një avantazh i lojtarit të lindur në Istog është fakti që zotëron edhe pasaportën italiane dhe nuk llogaritet si ekstra-komunitar në ligat e ndryshme europiane. Me kontratën e Llullakut që përfundon në fund të sezonit, klubi nga Mediashi është gati ta shesë prej afatit të transferimeve të dimrit te ai që ofron më tepër, sepse në të kundërt rrezikon ta humbasë mesfushorin ofensiv me parametër zero./ss

Të këshilluara

Hysaj te Inter?

Gjigantët Evropianë pas Elseid Hysajt? Menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Xhufredi, ka folur për të ardhmen e mesfushorit të Kombë...

20:00

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI