Flash

Statusi 2 miliardë dollarësh i Donald Trump

Lapsi.al 12 December 2016
Statusi 2 miliardë dollarësh i Donald Trump

Nuk ka marrë ende detyrën e Presidentin dhe as ‘vulën’ e Shtëpisë së Bardhë, por si një President i zgjedhur, fjalët që Donald Trump thotë ndikojnë dhe ndonjëherë kushtojnë edhe para…shumë para.

Trump përdori platformën Twitter për t’ju kundërvënë programit të avionëve luftarakë F-35 të kompanisë Lockheed Martin.

“Programi F-35 dhe kostoja e tij kanë dalë jashtë kontrollit. Miliarda dollarë mund dhe duhet të kursehen në fushën ushtarake dhe në të tjera fusha pas 20 janarit”, postoi ai në Twitter.

E gjitha kjo është interpretuar si një kërcënim për rishikim në rastin më të mirë dhe mbyllje në rastin më të keq për këtë program, ndërsa deklarata është reflektuar edhe në bursa.

Aksionet e Lockheed Martin ranë ndjeshëm dhe brenda pak orëve, kompania më e madhe në fushën e teknologjisë ushtarake humbi plot 2 miliardë dollarë.

Trump ka shënjestruar kontratën e firmosur mes Pentagonit dhe Lockheed Martin për prodhimin e avionëve luftarakë F-35. Marrëveshja u njoftua një javë para zgjedhjeve të 8 Nëntorit dhe do t’i kushtojë Departamentit të Shtetit 6.1 miliardë dollarë.

Të këshilluara

Studimi: Toka po ndalon

Nëse nuk realizohen asnjë nga skenarët e parashikuar nga Stephen Hawking për fundin e planetit tonë, pas 200 milionë vitesh njer&e...

09:45

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI