Flash

Studimi: Toka po ndalon

Lapsi.al 8 December 2016
Studimi: Toka po ndalon

Nëse nuk realizohen asnjë nga skenarët e parashikuar nga Stephen Hawking për fundin e planetit tonë, pas 200 milionë vitesh njerëzit në Tokë do të kenë një ditë-natë prej 25 orësh.

Një studim i Universitetit të Durhamit arriti në përfundimin se Toka ngadalëson me 1.8 të qindëtat e sekondës rrotullimin e saj rreth vetvetes në një shekull.

Studiuesit e përfshirë në këtë hulumtim kanë gjetur edhe shkakun e kësaj.

“Baticat dhe zbaticat e shkaktuara nga graviteti i Hënës janë ato që shkaktojnë këtë”, thotë Leslie Morrison, bashkëautore në studim.

Efektet në bashkëveprimin Tokë-Hënë janë të ndërsjellta dhe nëse Toka bëhet më ‘dembele’, Hëna largohet më shumë.

“Orbita e Hënës zgjerohet me 4 centimetra në vit nga kjo”, deklaron Morrison.  

Grupi i shkencëtarëve kanë përdorur si pikë referimi në këtë studim eklipset diellore dhe të dhënat historike të grumbulluara prej tyre. / TCh

Të këshilluara

Analiza/ Në Itali fitoi populizmi

Nga: Bernd Riegert Me Matteo Renzin tani largohet nga posti i dyti kryeministër i një vendi anëtar të BE-së brenda këtij viti. ...

22:18

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI