Flash

Po sikur Hillary Clinton të bëhet Presidentja e ardhshme e SHBA?

Lapsi.al 8 December 2016
Po sikur Hillary Clinton të bëhet Presidentja e ardhshme e SHBA?

A do të jetë vërtetë Donald Trumpi presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara?! Situata duket mjaft absurde pasi çdo gjë mund të ndodh. Hillary Clinton akoma duket se ka shanse për t’u bërë presidentja e re e SHBA-ve, edhe pse  rezultatet tregojnë të kundërtën.

Më datë 19 dhjetor, Kolegji Zgjedhor do të mblidhet për të konfirmuar rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit. Nëse të gjithë do të shprehin mendim negativ ndaj Trumpit, atëherë do të jetë Clinton ajo që do ta marrë presidencën.

Hipoteza duket se ka pak gjasa të ndodh, megjithatë shpresojnë fort 4,7 milion firmëtarët e një peticioni online në faqen Change.org. Peticioni është më i votuari nga të gjitha peticionet e mëparshm dhe që kjo platformë ka ndërmarrë, e mbase edhe më i rëndësishmi.

Ideja për një peticion kundër Trump lindi nga Daniel Brezenoff, një ndihmës social, menjëherë pas ditëve të zgjedhjeve. Peticioni u bën thirrje 149 anëtarëve të Kolegjit që të injorojnë votat e shtetit që përfaqësojnë e të votojnë në favor të Hillary Clintonit, shkruan Tesheshi.

“Donald Trumpi përbën rrezik për Kushtetutën e vendit,” pohon Brezenoff. Peticioni mbështet idenë se duhet të jetë Hillary Clinton presidentja e ardhshme e Amerikës, pasi votat popullore e mbështesin këtë.

Të këshilluara

Studimi: Toka po ndalon

Nëse nuk realizohen asnjë nga skenarët e parashikuar nga Stephen Hawking për fundin e planetit tonë, pas 200 milionë vitesh njer&e...

09:45

Analiza/ Në Itali fitoi populizmi

Nga: Bernd Riegert Me Matteo Renzin tani largohet nga posti i dyti kryeministër i një vendi anëtar të BE-së brenda këtij viti. ...

22:18

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI