Flash

Dënim të ri për Skënderbeun? Takaj: Nuk di gjë, UEFA sapo na dha 105 mijë euro

Lapsi.al 8 December 2016
Dënim të ri për Skënderbeun? Takaj: Nuk di gjë, UEFA

Deklarata e zyrtarit të lartë të UEFA-s ka shtangur drejtuesit e Skënderbeut. Kur mendohej se çështja e dënimit të klubit korçar kishte marrë fund, në shtëpinë e kampionëve tashmë nuk mund të jenë aspak të qetë. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, presidenti Ardjan Takaj sqaroi se nuk është aspak në dijeni të një rihetimi të çështjes “Skënderbeu”, që pas dënimit me një vit për mospjesëmarrje në Ligën e Kampioneve. Kreu i klubit zbuloi për gazetën se vetëm tri ditë më parë UEFA i ka dhënë një shpërblim prej 105 mijë eurosh Skënderbeut.

“Ka mbaruar ajo histori, u dënuam një herë. Nuk jam aspak në dijeni të një tjetër hetimi që mund të hapet për klubin tonë. Tani po e mësoj që një zyrtar i lartë i UEFA-s paska përmendur emrin e Skënderbeut. OK, nuk e pengon askush UEFA-n për të hetuar gjithë ekipet europiane.

Kjo është puna e tyre, por unë di të them se kontakti ynë i fundit me institucionin më të lartë të futbollit europian është jo më larg se të hënën, kur jemi njoftuar për një premio sa i përket ‘fair-play”-it financiar. UEFA ka vlerësuar klubin tonë dhe e ka shpërblyer me 105 mijë euro. Kaq mund të them, ndërsa për gjërat e tjera s’kam çfarë të flas. Për çështjen e Skënderbeut është marrë një vendim nga UEFA dhe KAS-i e ka lënë në fuqi.

Nuk e di këtë praktikë, që ne tashmë do të rihetohemi për të njëjtën çështje. Kjo nuk është dëgjuar në asnjë vend të botës, por derisa ka folur shefi i zyrës juridike, s’kam çfarë të them. E përsëris, nuk kemi asnjë informacion këtë çështje”, - është shprehur dje në mbrëmje presidenti i kampionëve në fuqi.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI