Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Bushi e Bogdani trajnerët e rinj të kombëtares U21 dhe U19

Lapsi.al 8 December 2016
Bushi e Bogdani trajnerët e rinj të kombëtares U21 dhe U19

Alban Bushi dhe Erjon Bogdani do të jenë ata që do të drejtojnë kombëtaren U21 dhe U19 në Eliminatoret e ardhshme të Kampionatit Evropian në këtë kategori moshash.

Alban Bushi, që deri tani ka mbuluar rolin e menaxherit të Kombëtares A, do të zëvendësojë në bankinën e përfaqësueses së 21 vjeçarëve, Redi Jupin.

Ndërsa Erjon Bogdani, që deri në këtë moment ka qenë në rolin e asistentit të Gianni De Biasit, do të zëvendësojë në stolin e U19, Arjan Bellain, transmeton tch.

Bushi dhe Bogdani do të nënshkruajnë kontrata një sezonale për kualifikueset që do të luhen për Evropianët e vitit 2019 për të dyja këto kategori moshash.

Prezantimi i Alban Bushit dhe Erjon Bogdanit si trajnerët e Kombëtares U21 dhe U19, me shumë mundësi do të bëhet ditën e premte.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI