Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Trajneri i Italisë Ventura: Ndeshja kundër Shqipërisë më e vështira e dy viteve të fundit

Lapsi.al 7 December 2016
Trajneri i Italisë Ventura: Ndeshja kundër Shqipërisë

Trajneri i kombëtares italiane, Giampiero Ventura ka qenë për një vizitë në Palermo, qyteti ku do të zhvillohet ndeshja e 24 marsit për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018” mes Azzurrëve dhe Kombëtares shqiptare. Në një prononcim për sajtin zyrtar të klubit të Palermos, ai e cilësoi ndeshjen Itali-Shqipëri, si ndeshjen më të vështirë të të gjithë edicionit kualifikues.

“Uroj që faktori fushë të ndjehet në këtë stadium. Sa herë që kam luajtur në Palermo si kundërshtar më ka bërë gjithmonë përshtypje ngrohtësia e publikut në stadium. Do të ishte shumë  bukur nëse Palermo do na jepte një dorë në këtë drejtim. Kjo do të jetë ndeshja më e vështirë e të gjithë grupit. Nëse nuk mundim Shqipërinë, atëherë bëhet e vështirë të shpresojmë të kalojmë grupin në vendin e parë”, ka deklaruar ai. “Në këtë pikë, një fitore në Spanjë nuk do të na shërbente më. Itali-Shqipëri është ndeshja më e rëndësishme e këtyre dy viteve.

E zhvillojmë në Palermo sepse Palermo ka treguar gjithmonë dashuri të madhe ndaj kombëtares. Shpresoj që kjo ndeshje të jetë një ogur i mirë edhe për klubin që nuk po kalon një periudhë edhe aq të lehtë dhe po ndjek mbijetesën”, përfundoi Ventura.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI