Flash

Njerëzit e cilit besim fetar janë më të lumturit në botë?

Lapsi.al 6 December 2016
Njerëzit e cilit besim fetar janë më të lumturit në

Njerëzit fetarë nga të gjitha besimet e ndryshme janë më të lumturit sesa njerëzit të cilët nuk besojnë, kështu tregojnë rezultatet e një studimi të kryer në shkurt të këtij viti.

Nga të gjitha besimet në Mbretërinë e Bashkuar, Hindusët janë më të lumturit duke shënuar edhe mbi-mesataren më të lartë sipas të dhënave të hartuara nga Zyra e Statistikave Kombëtare.

Krishterët – e të gjitha besimeve – ishin të dytët më të lumtur, të ndjekur nga Sikhsët dhe Budistët. Ata që i ndoqën këto fe ishin më të lumtur sesa mesatarja e personit, i cili shënoi një vlerësim prej 7.39 nga 10, transmeton lajmi.net

Hindusët shënuan vlerësim prej 7.57 për lumturinë, krishterët 7.47, Sihksët 7.45 dhe Budistët 7.41.

Lumturia në mesin e hebrenjve ishte nën mesataren kombëtare, me një vlerësim prej 7.37, Myslimanët kishin renditjen më të ulët me një rezultat prej 7.33.

Ata që ndjekin “çdo fe tjetër” patën një vlerësim prej 7.26. Dhe njerëzit që nuk kishin fe, ishin të palumtur, duke shënuar vetëm 7.22 nga 10, sa ishte vlerësimi total.

Raporti i ONS është publikuar duke analizuar mirëqenien personale tek 300,000 të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar, për më shumë se 3 vjet.

 

Të këshilluara

Analiza/ Në Itali fitoi populizmi

Nga: Bernd Riegert Me Matteo Renzin tani largohet nga posti i dyti kryeministër i një vendi anëtar të BE-së brenda këtij viti. ...

22:18

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI