Flash

Mediat spanjolle: Ronaldo, fitues i “Topit të Artë”

Lapsi.al 6 December 2016
Mediat spanjolle: Ronaldo, fitues i “Topit të Artë”

Cristiano Ronaldo do të jetë ai që do të ngrejë trofeun e “Topit të Artë”, që këtë vit akordohet vetëm nga “France Football”. Lajmi publikohet nga e përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo” pak ditë përpara ceremonisë zyrtare. Sulmuesi i Realit të Madridit dhe përfaqësueses portugeze ishte padyshim favoriti kryesor për të fituar për shkak të triumfeve në Ligën e Kampioneve dhe në Europianin e Francës.

Sipas “El Mundo Deportivo”, futbollisti dhe Reali i Madridit kanë vendosur që të enjten të mbahet intervista dhe të kryhen foto e lojtarit me revistën e “France Football”, ndërkohë që verdikti do të zyrtarizohet në 12 dhjetor nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale të “France Football”. Po atë ditë, në televizionin e “L'Equipe”, përveç lajmërimit të triumfit të Ronaldos do të mësohet edhe podiumi, ku në vendin e dytë do të renditet Lionel Messi, ndërkohë që nuk dihet se cili do të jetë ai që do të renditet i treti.

Për Cristiano Ronaldon kjo do të jetë hera e katërt që fiton “Topin e Artë” pas atyre në vitet 2008, 2013 dhe 2014. Tani synimi i luzitanit është të fitojë edhe trofeun e “FIFA The Best” që e sheh atë favorit kundrejt Lionel Messit e Antoine Griezmann dhe që do të dorëzohet në ceremoninë e 9 janarit në Zyrih./tch

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI