Flash

Dokument/ Edhe Aranit Çela kërkonte t’i shërbente fashizmit në vitin 1941

Lapsi.al 6 December 2016
Dokument/ Edhe Aranit Çela kërkonte t’i shërbente

Shkaktoi jo pak zhurmë një dokument i Nexhmije Hoxhës i publikuar nga historiani Kastriot Dervishi sipas të cilit ajo kishte qenë pjesë e rinisë fashiste. Këtë herë Dervishi ka sjellë një tjetër dokument interesant sipas të cilit në vitin 1941 Aranit Çela kërkonte të punësohej në administratën e fashizmit. Çela ka qenë një nga prokurorët më famëkeqë të viteve të diktaturës. Ai ka dënuar me vdekje me dhjetra persona duke qenë një nga njerëzit më të vendosur të sistemit.

“Në vitin 1941, Aranit Çela në vend që të merrte armët e të luftonte okupatorin që kish zaptuar vendin, bënte kërkesa për t'u përfshirë në administratën e pushtuesit. Kjo është kërkesa që Aranit Çela i bën Ministrisë së Drejtësisë për të marrë pjesë në konkursin e nënsekretarëve gjyqësorë. Kërkesën e ka shkruar me seriozitet maksimal, madje nuk ka harruar të shënojë as vitin e 19-të fashist. Sipas të dhënave të tjera, nuk rezulton që Çela të jetë shpallur fitues në këtë konkurs. Nëse do kishte fituar, do regjistrohej menjëherë në Partinë Fashiste. Megjithatë, Aranit Çela ia doli të bëhej prokuror e gjykatës, pa pasur pikën e turpit të akuzojë kot më kot si "fashistë" e "tradhtarë" qindra e qindra kundërshtarë të regjimit komunist” – shkruan Dervishi në Facebook./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI