Flash

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv lë në fuqi dënimin e Blatterit

Lapsi.al 5 December 2016
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv lë në fuqi dënimin e Blatterit

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), me seli në Lozanë të Zvicrës, refuzoi apelimin e bërë nga Sepp Blatter, duke lënë në fuqi dënimin me 6 vite pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Ish-presidenti i FIFA-s në 17 vitet e fundit u dënua në muajin dhjetor të vitit të kaluar, së bashku me Michel Platininë, për një pagesë të kryer për llogari të francezit prej 2 milionë frangash zvicerane në vitin 2011, për disa shërbime në favor të FIFA-s.

Blatter, ashtu sikurse Platini, i mohoi akuzat, por kjo nuk e shpëtoi as atë dhe as francezin nga ndëshkimi.

Fillimisht, ish-presidentët e FIFA-s dhe UEFA-s u pezulluan me 8 vite nga aktivitetet, por ky dënim u ul më pas në 6 vite.

Platini ishte i pari që iu drejtua “CAS”-it për dënimin e tij, por ky institucion vetëm sa e reduktoi atë, nga 6 në 4 vite, ndërkohë që një gjë e ngjashme nuk ndodhi me Blatterin./tch
 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI