Flash

Nico Rosberg tërhiqet papritur nga Formula 1

Lapsi.al 2 December 2016
Nico Rosberg tërhiqet papritur nga Formula 1

Nico Rosberg ka vendosur që të largohet nga Formula 1, kur është në formën më të mirë. Para pak ditësh ai fitoi titullun e kampionit të botës.

Një vendim të tillë nuk e priste askush: Nico Rosberg bëri të ditur se do të tërhiqet nga garat e Formulës 1, vetëm pak ditë pas fitores së titullit të kampionit në garën e fundit për këtë vit, në Abu Dabi. Lajmi ka shokuar botën sportive, sepse 31-vjeçari konsiderohej si një prej pretendentëve edhe për tituj të tjerë. Rosberg e bëri të ditur këtë vendim në festimin gala  në Vjenë.

“Unë kam arritur majat e këtij sporti dhe më në fund e di se çfarë ndjenje është të jesh kampion”, kumtoi ai.

Rosberg është gjermani i tretë që ka fituar titullin e më të mirit në Formula 1, pas Michael Schumacherit dhe Sebastian Vettelit. Në një garë shumë interesante, ai sivjet fitoi para kolegut të tij në Mercedes, Lewis Hamilton. “Ky ishte një sezon jashtëzakonisht i vështirë. Pas dëshpërimeve të mëdha, në dy vitet e fundit, më në fund ia arrita qëllimit dhe u bëra kampion”, shkruan Rosberg në rrjetet sociale. “Këtë moment do ta shijoj tërësisht”

Vendimi të hënën

“Vendimin e kam marrë ditën e hënë”, shkruan Rosberg duke shtuar se vendimin e ka marrë për shkaqe familjare. “Në të kaluarën kemi hequr dorë nga shumë gjëra, për të arritur këtë qëllim të madh. Falënderoj pa masë gruan time Vivian, e cila ka pasur kaq shumë mirëkuptim”.

Karrierën e tij në Formula 1 e ka filluar në vitin 2006. Më 2012 ai fitoi garën e parë Grand Prix. Me Hamiltonin kanë qenë partnerë dhe konkurrentë shumë të mëdhenj në tri vitet e fundit. Dy herë britaniku ishte më i mirë, ndërsa sivjet fitoi Rosberg.

Shefi i Mercedesit, Toto Wolff shprehu mirëkuptim për këtë vendim të papritur të Nico Rosbergut, duke e quajtur një “karakter të fuqishëm”. Por Mercedesi nuk ka qenë i përgatitur për këtë hap. Deri tani nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Rosbergun vitin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI