Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Grushte mes tifozëve në prag të derbit Tirana- Partizani

Lapsi.al 1 December 2016
Grushte mes tifozëve në prag të derbit Tirana- Partizani

Kryesfida e kësaj jave që do të nisë vetëm pak çaste më vonë mes Tiranës dhe Partizanit duket se është ndezur akoma pa filluar.
Tifogrupet e të dy skuadrave nuk kanë pritur fillimin e ndeshjes në ora 18:00 por janë përleshur me njëra-tjetrën rrugëve të kryeqytetit.

Sipas raportimeve të Policisë së Shtetit disa tifozë në “Rrugën e Kavajës” janë konfrontuar fizikisht mes njëri-tjetrit. Por siç bëhet e ditur “nuk ka të dëmtuar e as të vrarë”. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se disa anëtarë të tifogrupit ultra “Tirona Fanatics” kanë sulmuar ato të “Guerrilsave” që mbështesin Partizanin duke iu marë bluzat dhe mjete të tjera identifikuese si shallë apo kapuça.

Kjo situatë ka sjellë frikë në radhët e “të kuqeve” për një përkeqësimin të mundshëm të situatës rreth e qark stadiumit. Megjithëse janë vendosur në dispozicion rreth 1000 forca policie për mbarëvajtjen e takimit duket se janë të pashmangshme ngjarje të tilla.

Këto situata të pakëndshme po i humbasin misionin e vërtetë që ka kjo ndeshje. Ajo kohë kur shikoj si një mundësi argëtimi e një qyteti të tërë duket se ka marrë fund.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI