Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Messi te Inter? Kinezët do ta provojnë

Lapsi.al 30 November 2016
Messi te Inter? Kinezët do ta provojnë

Kinezët e Suning duan të ndërtojnë një Inter të madh dhe nga Parisi ka ardhur një lajm i mirë për tifozët prej vetë Marco Tronchetti Provera. Dhe çfarë lajmi: “Ëndrra është një dhe e vetme. Të shohim Messin me bluzën e Inter”. Janë fjalë që zbulojnë një skenar të madh që po luhet në prapaskenë. Sipas medieve italiane duhet një punë shumë e madhe për ta shkëputur argjentinasin nga Barcelona. E kanë provuar edhe të tjerë dhe e kanë konsideruar “mision të pamundur”, por pronarët e rinj të Inter kanë kapital të madh dhe mund ta arrijnë në të ardhmen. Proveta thotë se “kjo i takon së ardhmes, por që mund të arrihet me besim”. Në të kaluarën këtë e provoi edhe vetë Moratti, Leo qëndroi në Barcelonë. Duke parë vështirësitë e nënshkrimit të kontratës që skadon në 2018-ën edhe mund të hapet një dritare megjithëse mbetet një çështje mjaft e komplikuar pasi duhet mundur edhe konkurrenca e Manchester City. Leo ka thënë se dëshiron ta mbyllë karrierën në Argjentinë te Newell's Old Boy, por ai është 30-vjeç dhe atdheu i tij do të duhet të presë edhe pak. Për Inter ndoshta do të mbetet vetëm një ëndërr. Tashmë i takon Zhang Jindong të flasë.../lapsi.al/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI